Home / Lajme / Rajon / SHBA: Akuzat nuk janë kundër UÇK-së, por individëve (VIDEO)

SHBA: Akuzat nuk janë kundër UÇK-së, por individëve (VIDEO)

05 Qershor – SHBA ua kanë tërhequr vërejtjen Qeverisë, Kuvendit dhe politikanëve të tjerë që të mos ndërhyjnë në drejtësi.

“Ne e vërejmë se akuzat aktuale nuk janë kundër UÇK-së në tërësi, por kundër individëve, për krime që pretendohet se janë kryer ndaj viktimave etnike serbe dhe shqiptare. Apelojmë në opinionin publik dhe në institucionet në Kosovë që të përmbahen nga ndërhyrja në një proces të pavarur gjyqësor dhe ta lënë këtë rast që të vazhdojë sipas sundimit të ligjit, për të cilin luftuan aq shumë njerëz”, ka thënë Ambasada amerikane për “Kohen Ditore”.

SHBA ua kanë tërhequr vërejtjen Qeverisë, Kuvendit dhe politikanëve të tjerë që të mos ndërhyjnë në drejtësi. Ambasada amerikanë në Kosovë ka thënë se njerëzit në Kosove me të drejtë janë krenarë për luftën dhe se hetimet për krime të luftës nuk po bëhen kundër UÇK-së, por kundër disa individëve të dyshuar për krime lufte.

“Ambasada e SHBA-ve vëren se ka reagime të ngarkuara politike në Kuvend dhe në mediume lidhur me hetimin dhe ndalimin e të ashtuquajturit “Grupi i Drenicës”, shkruan Koha Ditore.“Njerëzit e Kosovës me të drejtë janë krenarë me luftën e tyre të sukseshme për një shtet të pavarur dhe demokratik që bazohet në respektimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Ambasada amerikane.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *