Home / Lajme / Maqedoni / SHBA: Maqedonia lider në rajon me luftën kundër tregtisë me njerëz

SHBA: Maqedonia lider në rajon me luftën kundër tregtisë me njerëz

20 qershor-Me këtë rast, SHBA-ja përmes Ambasadës së saj në Shkup dërgoi urime për Maqedoninë që përsëri e ka statusin e Nivelit të parë të raportit vjetor të Departamentit shtetëror për Tregti me njerëz.

Maqedonia e ruajti statusin e Nivelit të parë në luftën kundër tregtisë me njerëz, theksohet në Raportin vjetor të Departamentit Shtetëror për tregti me njerëz.

Me këtë rast, SHBA-ja përmes Ambasadës së saj në Shkup dërgoi urime për Maqedoninë që përsëri e ka statusin e Nivelit të parë të raportit vjetor të Departamentit shtetëror për Tregti me njerëz.

“Ky rangim më i lartë tregon se çfarë angazhimi Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka në luftën kundër këtij krimi të keq, me çka shquhet në krahasim me vendet e tjera në rajon. Rangimi i Maqedonisë në Nivelin e parë, gjithashtu tregon se çka mund të arrihet kur ligjet ekzistuese dhe procedurat zbatohen në tërësi dhe në mënyrë të drejtë. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që e kanë Maqedoninë partner në fushatën për parandalimin e tregtisë me njerëz dhe shpresojmë për bashkëpunimin e mëtejmë për këtë dhe çështje të tjera me rëndësi vitale për qeverisjen e së drejtës”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *