Home / Lajme / Maqedoni / Shënjëzime të bulevardeve dhe rrugëve në Gostivar

Shënjëzime të bulevardeve dhe rrugëve në Gostivar

28 qershor-“Sot nisim me shenjëzimin e rrugëve dhe shenjëzimin e vijave të bardha me qëllim që qytetarët të kenë siguri më të madhe në komunikacion. Ne punojmë që qytetarëve t’ju krijojmë kushte të mira në të gjitha drejtimet”, theksoi, kryetari Nevzat Bejta.

Në bulevardet dhe rrugët e Gostivarit filloi shenjëzimi i vijave të bardha për këmbësor dhe vendeve të parapara për parkim. Aksioni nisi nga bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, dhe do të vazhdoje në të gjitha rrugët e qytetit.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi nga afër panë shënjëzimin e rrugëve.
“Sot nisim me shenjëzimin e rrugëve dhe shenjëzimin e vijave të bardha me qëllim që qytetarët të kenë siguri më të madhe në komunikacion. Ne punojmë që qytetarëve t’ju krijojmë kushte të mira në të gjitha drejtimet”, theksoi, kryetari Nevzat Bejta.
“Filluam me bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” dhe do të vazhdojmë në të gjitha rrugët e qytetit të Gostivarit. Përafërsisht do të ngjyrosen sipërfaqe afër tetëmijë metra katror. Presim vendimin e Këshillit komunal për caktimin e vendparkimeve nëpër bulevardet dhe rrugët e Gostivarit”, u shpreh drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *