Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet 12 vjetori i Betejës së Haraçinës

Shënohet 12 vjetori i Betejës së Haraçinës

25 Qershor – Me manifestim kulturor Komuna e Haraçinës dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës kanë shënuar 12 vjetorin e betejës së Haraçinës. Manifestimi filloi me interpretimin e himnit kombëtar dhe ngritjen e flamurit kombëtar në shtizën 18 metërshe tek varrezat e dëshmorëve në Haraçinë.

Para të pranishmëve u drejtuan kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së Fazli Veliu dhe kryetari i Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi, të cilët përkujtuan në luftën heroike të UÇK-së dhe dëshirën e paepur të tyre për shqiptari.

-Sot që ngritëm bashkë me ju flamurin kombëtar, i cili është njëkohësisht edhe porosi e komandantit të përgjithshëm, poashtu edhe përshëndetja e tij ndaj jush. Një flamur të cilin e ka ai dhe ne, kemi filluar nga Kërçova ta valëvisim kudo, së bashku me këtë flamur ta çojmë pranë Adem Jasharit në Tiranën tuaj dhe tonën, për të dëshmuar shpirtin tonë të paepur për shqiptari, tha Fazliu Veliu, kryetar i SHVL-së.

-Para 12 vitesh Haraçina ishte e granatuar nga të gjitha anët dhe në Haraçinë u shihte vetëm tym dhe zjarr. Por, falë atyre që sot nuk i kemi në mesin tonë, dëshmorët e kombit, ushtarëve të UÇK-së, me një armik që nuk ishim të barabartë nga forca dhe arsenali, arritëm që nga pozicionet e tyre të mos lëvizim për asnjë milimetër, u shpreh Brahim Ajvazi, kryetar i Komunës së Haraçinës.

Ndërkaq sot ish branitellat e tubuar në partinë ‘Dinjiteti’ akuzuan VMRO DPMNE-në se nuk po trajton ashtu siç duhet ish pjesëtarët e forcave të sigurisë të cilët morën pjesë në konfliktin e vitit 2001. Kryetari i Dinjitetit Stojanço Angellov theksoi se për dallim prej BDI-së, e cila shënon në mënyrë solemne të gjitha momentet e rëndësishme nga konflikti i vitit 2001, përfshi këtu edhe manifestimin e sotëm në Haraçinë, Qeveria e udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja i ka lënë në harresë branitellat.

-Tashmë në Haraçinë kemi edhe Qendër Përkujtimi, në disa kilometra nga qendra e kryeqytetit, në këtë Qendër Përkujtimi do të vijnë të gjithë përfaqësuesit e lartë të BDI-së dhe faktorët e tjerë shqiptarë në rajon. Për dallim nga trajtimi i ish komandantëve të UÇK-së, të cilët sot janë në BDI, në anën maqedonase, Qeveria nuk bën asgjë të rëndësishme për të veçuar këtë ngjarje të rëndësishme për ne në vitin 2001, deklaroi Stojanço Angellov, kryetar i “Dinjitetit”.

Angellov kërkon që partia e kryeministrit Gruevski ti trajtojë branitellat njejtë sikurse BDI i trajton ish ushtarët e UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *