Home / Lajme / Maqedoni / Shkarkohet zv/drejtori i doganave Driton Fejza

Shkarkohet zv/drejtori i doganave Driton Fejza

05 Qershor – Zëvendësdrejtori i deritanishëm i Doganave të Maqedonisë, Driton Fejza është shkarkuar nga detyra me një vendim të Qeverisë.

Ai largohet nga kjo detyrë për shkak të mungesës së rezultateve. Burime pranë partisë shqiptare në pushtet BDI theksojnë se Fejza nuk ka arritur rezultate në drejtim të rritjes së pozicionimit dhe avancimit të shqiptarëve në këtë institucion.

Në vend të tij është emëruar Lavdim Veliu, drejtori i deritanishëm i Postave të Maqedonisë në njësinë rajonale të Gostivarit. Nga BDI theksojnë se gradualisht do të vijojnë me shkarkime të kuadrove që nuk kanë arritur rezultate në punën e tyre, edhe pse ka rezistencë nga degët dhe grupet brenda partiake për të mbajtur këto pozicione në nivel qeveritar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *