Home / Sport / Shkëlqen Japonia, por në fund fiton Italia

Shkëlqen Japonia, por në fund fiton Italia

Japonia ka mësuar më së miri në kurrizin e vet se një moment shpërqendrimi përballë një ekipi si Italia të kushton shumë shtrenjtë. Aziatikët tani duhet të kuptojnë se si i iku nga duart një ndeshje që duhej ta kishin fituar, por që përfundoi me rezultatin 4-3 për Italinë, e cila shkoi në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave.

Japonia dominoi takimin, sidomos në pjesën e parë, ku golat e Honda me penallti (që në fakt nuk ekzistonte) dhe Kagaua, çoi rezultatin në 2-0. Më pas ishte Daniele De Rosi që shkurtoi diferencën me një gol me kokë në fundin e pjesës së parë.
Një autogol i Uçida në fillimin e pjesës së dytë dhe një penallti e realizuar nga Baloteli kthejnë çuditërisht takimin në favor të Italisë, por Japonia nuk dorëzohet, duke krijuar raste të panumërta para portës italiane, në vështirësi të dukshme përballë aziatikëve. Në minutën e 69-të, Okazaki gjen golin e barazimit dhe nga ai moment në fushë ekziston vetëm Japonia, që detyron Bufon të shpalosë talentin tij për të ruajtur të paprekur përsëri portën e tij. Kur dukej se japonezët po i shkonin më afër golit, 4 minuta para fundit të ndeshjes është Xhovinko që gjen rrjetën në portën tjetër, në të paktat raste të krijuara nga italianët, për t’i dhënë suksesin 4-3 ekipit të tij.
“Me Meksikën e meritonim të fitonim, por në këtë ndeshje jo. Në atë takim merituam gjithçka, por sot ishim me fat. Në 25 minutat e para të sfidës, as që e kuptuam se çfarë duhej të bënim”, pranoi trajneri i Italisë, Çezare Prandeli, pas përfundimit të takimit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *