Home / Lajme / Maqedoni / Shkollat e mesme të Tetovës 3400 vende të lira (VIDEO)

Shkollat e mesme të Tetovës 3400 vende të lira (VIDEO)

Tetovë, 25 Qershor – Nxënësit të cilët këtë vit e përfundojnë shkollimin fillor në Tetovë, në vitin e ardhshëm mësimor 2013/14 mund të rregjistrohen në 6 shkollat e mesme me ç`rast janë paraparë 3400 vende të lira, sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Në bazë të këtij konkursi në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” ka vende të lira për 918 nxënës në 27 paralele edhe atë 3 paralele më mësim në gjuhën maqedonase kurse 24 paralele janë paraparë për nxënësit më mësim në gjuhën shqipe. 646 nxënës në 19 paralele do të mund të rregjistrohen në shkollën e mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn”. 170 vende të lira të ndarë në 5 paralele janë rezervuar për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, kurse 442 vende të lira në 13 paralele janë rezervuar për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe, kurse një paralele është siguruar për nxënësit me mësim në gjuhën turke. Në shkollën e mesme “Gjoçe Stojçevski” në vitin e parë do të rregjistrohen 340 nxënës, edhe atë 1 paralele më mësim në gjuhën maqedonase dhe 9 paralele për nënësit shqiptarë.Ndërkaq, më shumë nxënës pritet të rregjistrohen në shkollën e mesme të bujqësisë “Mosha Pijade”. Për këtë shkollë Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paraparë 986 vende të lira të ndara në 29 paralale, prej të cilëve 10 paralele për nxënësit maqedonas dhe 19 paralele për nxënësit shqiptarë. Në shkollën e mesme ekonomike “8 shtatori” do të mund të rregjistrohen 442 nxënës në 13 paralele prej të cilëve tre paralele janë për nxënësit me mësim në gjuhën maqedonase, dhe 10 paralele për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe.
Të gjithë vendet janë plotësuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” edhe pse kuota është 70 pikë. Drejtori I kësaj shkolle Halit Dehari bën apel që ata nxënës që nuk I plotësojnë kushtet le të mos aplikojnë pasi që përzgjedhja bëhet në mënyrë kompjuterike në bazë të suksesit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *