Home / Lajme / Maqedoni / Shqetësime mbi gjendjen e mediave në Maqedoni

Shqetësime mbi gjendjen e mediave në Maqedoni

20 qershor-Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Mediave në Maqedoni, Tamara Çausidis theksoi gjendjen e rëndë të mediave në Maqedoni, sidomos atyre opozitare. Ajo theksoi problemet kryesore me të cilat përballet gazetaria si presionet e pushtetit, cenzura, vetëcenzurimi i gazetarëve, por ajo kritikoi edhe retorikën e Brukselit ndaj gazetarëve në Maqedoni dhe ndryshimet e qëndrimeve në varësi të pazareve politike që bëhen me autoritetet e Shkupit.

Në Bruksel sot mbi 450 gazetarë, OJQ dhe zyrtarë shtetesh evropiane dhe të Ballkanit po diskutojnë mbi gjendjen e mediave në Ballkan dhe Turqi.

Në fokusin e kësaj konference të titulluar “Speak Up – Mbi Lirinë e shprehjes dhe mediave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: Progresi dhe çështjet e hapura”, një theks i veçantë i është kushtuar edhe gjendjes së mediave në Maqedoni.

Shqetësime mbi gjendjen e mediave kanë dhënë nga OSBE, disa reprezentues të mediave nga Shkupi, ndërsa qasjen e tij e ka shprehur edhe zëvendës kryeministri për evrointegrime, Fatmir Besimi.

“Gjendja e mediave në Maqedoni po përkeqësohet dhe se kjo evidentohet përmes shembujve të ndryshëm. Një rast i tillë është shqiptimi i paraburgimit për një gazetar Kezharovski për një tekst të caktuar. Ndërkohë, qeveria ka propozuar një projekt – ligj për media, ku janë përfshirë elemente që kanë të bëjnë me reduktimin e lirisë së mediave”, ka theksuar përfaqësuesja speciale e OSBE-së për mediat, Dunja Mijatoviq.

Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Mediave në Maqedoni, Tamara Çausidis theksoi gjendjen e rëndë të mediave në Maqedoni, sidomos atyre opozitare. Ajo theksoi problemet kryesore me të cilat përballet gazetaria si presionet e pushtetit, cenzura, vetëcenzurimi i gazetarëve, por ajo kritikoi edhe retorikën e Brukselit ndaj gazetarëve në Maqedoni dhe ndryshimet e qëndrimeve në varësi të pazareve politike që bëhen me autoritetet e Shkupit.

“Kur bëhet fjalë për administratën evropiane, kritikat e saj varen nga ajo që çfarë ka premtuar Qeveria e Shkupit dhe si është arritur pazari me Brukselin. Liria e shprehjes në Maqedoni ka mbet edhe peng i kontestit të emrit, gjë që është e papranueshme”, theksoi Çausiidis.

Zëvendëskryeministri për evrointegrime i Maqedonisë, Fatmir Besimi i’u referua veprimeve të ndërmarra për adresimin e një nga prioritetet kyçe të Dialogut në Nivel të Lartë, liria e shprehjes dhe mediave.

“Ne vazhdojmë të mbetemi të angazhuar në përmbushjen e detyrave të ndërmarra në procesin e eurointegrimit, në veçanti liria e shprehjes dhe mediat. Ne do të vazhdojmë përpjekjet maksimale për të promovuar dialogun me gazetarët dhe mediat në mënyrë që të arrihen standardet evropiane dhe respekti për dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e shprehjes, “shtoi Besimi. Në këtë konferencë pritet të diskutojnë edhe pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, vendet e tjera të rajonit, por edhe zyrtarë të lartë të BE-së, si evrokomisioneri për zgjerim, Shtefal Fyle

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *