Home / Lajme / Rajon / Shqipëri, vijon numërimi, Koalicioni i Majtë në epërsi

Shqipëri, vijon numërimi, Koalicioni i Majtë në epërsi

24 qershor-Edhe pse kanë kaluar 20 orë nga përfundimi i votimit ende nuk ka një rezultat konkret pasi vetëm një pjesë e kutive janë numëruar. Në disa Komisione Zonale Administrative Zgjedhore (KZAZ) numërimi vijon normalisht në disa prej tyre ai është ndërprerë dhe pritet të rinisë

Të dhënat e fundit zyrtare nga KQZ deri në orën 11:00 të mëngjesit të së hënës flasin për këto rezultate.

Edhe pse kanë kaluar 20 orë nga përfundimi i votimit ende nuk ka një rezultat konkret pasi vetëm një pjesë e kutive janë numëruar. Në disa Komisione Zonale Administrative Zgjedhore (KZAZ) numërimi vijon normalisht në disa prej tyre ai është ndërprerë dhe pritet të rinisë.

Të dhënat e fundit zyrtare nga KQZ deri në orën 11:00 të mëngjesit të së hënës flasin për këto rezultate:

TIRANË

Janë numëruar aktualisht 159/1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 29 114 vota, APMI 20 315 vota, AK 616 vota dhe FRD 1230 vota.

KORÇË

Janë numëruar deri tani 134 nga 447 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 20374 vota, APMI 14898 vota, FRD 918 vota, AK ka marrë 88 vota

KUKËS

Janë numëruar 179 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 29 022 vota, APMI 19 912 vota, dhe 82 vota FRD.

ELBASAN

Janë numëruar 88 kuti nga 540 kuti, ku ASHE ka marrë 11523 vota, APMI 8128 vota, FRD 340 vota.

DURRËS

Janë numëruar deri tani 13 nga 444 kuti gjithsej, ASHE 4592 vota, APMI 4504 vota dhe FRD me 86 vota.

FIER

Janë numëruar deri tani 112/576 kuti gjithsej ASHE 24 349 vota, APMI 12 206 vota, AK 191 vota, FRD 537 kurse 1142 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

LEZHË

Janë numëruar deri tani 71 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 9667 vota, APMI 8675 vota, dhe 83 vota FRD.

BERAT

Janë numëruar deri tani 83/302 kuti ASHE 19 032 vota, APMI 7768 vota, FRD 149 vota dhe AK ka marrë 84 vota.

DIBËR

Janë numëruar 65 nga 264 kuti ku ASHE ka marrë 8874 vota, 8458 vota APMI, 323 FRD.

GJIROKASTËR

Janë numëruar 25 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 2946 vota, 1274 APMI dhe 22 vota FRD.

SHKODËR

Janë numëruar deri tani 78/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 12896 vota, APMI 9637, dhe FRD 391 vota dhe AK 78 vota.

VLORË

Janë numëruar 87 nga 432 kuti ku ASHE ka marrë 18 029 vota, APMI 8643 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 668 vota, FRD 372 vota kurse AK, 220 vota.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *