Home / Sport / Shqipëria lëshon fitoren në fund të ndeshjes

Shqipëria lëshon fitoren në fund të ndeshjes

Shqipëria nuk arrin të përsërisë suksesin e Oslos. Në “Qemal Stafa”, kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Norvegjisë. Golit të Valdet Ramës në pjesën e parë i është përgjigjur Hogli në minutat e fundit të ndeshjes duke i hequr një mundësi të artë kombëtares tonë për të shijuar vendin e parë në renditje.

Kombëtarja kuqezi e nis me shumë agresivitet lojën duke u vënë mënjëherë në kontroll të lojës dhe duke rrezikuar që në sekondat e para me anë të një goditje me kokë. Norvegjezët mundohen të reagojnë por është bomberi Salihi që ka një rast të artë pas një asisiti të Valded Ramës. Djemtë e De Biazit vazhdojnë të jenë të kujdesshëm ndërsa rrezikojnë sërish portën e kundërshtarit, tashmë me anë të një goditje dënimi. Në minutën e 26-të Basha ekzekuton shkëlqyer por gjen të gatshëm portierin e Nordikëve. 3 minuta më vonë janë të besuarit e Olsen që rrezikojnë seriozisht portën e Berishës me anë të mesfushorit Eriksen, i cili në hyrje të zonës godet por topi përfundon jashtë.

Tentativës së Vikinkëve u përgjigjet Agolli i cili shfrenon fantazinë me një goditje nga distanca. 5 minuta para përfundimit të pjesës së pare, Valdet Rama ngre në këmbë një komb të tërë duke marrë edhe duartrokitjet e kryeministirit Berisha.
Pas një inkursioni në krahun e majtë mesfushori i Valadolid futet në zonë dhe mposhtë me të djathtën portierin e Nordikëve. Me avantazhin minimal 1-0 mbyllet pjesa e parë ndërsa fraksioni i dytë i lojës nis sërish mirë për kuqezinjtë tanë. Në minutën e 58-të është mesfushori Vila që ka një rast të mirë por gjuajtja e tij është për tu harruar. 8 minuta më vonë është shënuesi i Oslos ai që shfaqet i rrezikshëm në zonë por kësaj radhe goditja me kokë e Salihit ndalet nga traversa. Në minutën e 71-të djemtë e De Biazit janë pranë realizimit të një tjetër skeme perfekte, por gjuajtja e fundit prek vetëm rrjetën e jashtme të portës së mbrojtuer nga Jarstein. Minutat në vijim sjellin një përgjumje të lojtarve tanë të cilët tërhiqen mbrapa për të mbrojtur rezultatin por e pësojnë 4 minuta para përfundimit të lojës. Athëherë kur të gjithë ishin bërë gati për të festuar fitoren e dytë kundër nordikëve, Hogli harrohet në zonë dhe arrinë të barazpeshojë gjithçka.
Festa e shqiptarve për një tjetër fitore të madhe prishet pikërisht në minutat e fundit por shpresat për Brazil 2014 mbeten të ndezura pasi kemi arritur të ruajmë sërish vendin e 2-të në renditje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *