Home / Lajme / Maqedoni / Shtajnaker: Nuk duhet pritur shumë nga Samiti i BE-së

Shtajnaker: Nuk duhet pritur shumë nga Samiti i BE-së

Por, ajo ka theksuar se asnjëherë nuk duhet thënë jo në këtë rrugëtim, pasi që në Samitin e kaluar konkluzat ishin shumë pozitive dhe inkurajuese në Maqedoni. Ambasadorja gjermane theksoi se edhe ky Samit do të jap porosi pozitive dhe inkurajuese për Maqedoninë. Ambasadorja Shtajnaker ka shprehur shqetësime për lirinë e mediave në Maqedoni.

“Nuk duhet të presim shumë nga Samiti i BE-së gjatë këtij muaji, për shkak se kështu mund të ndodhë dëshpërimi”, ka theksuar ambasadorja gjermane në Shkup, Gudrun Shtajnaker në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë.

Por, ajo ka theksuar se asnjëherë nuk duhet thënë jo në këtë rrugëtim, pasi që në Samitin e kaluar konkluzat ishin shumë pozitive dhe inkurajuese në Maqedoni. Ambasadorja gjermane theksoi se edhe ky Samit do të jap porosi pozitive dhe inkurajuese për Maqedoninë. Ambasadorja Shtajnaker ka shprehur shqetësime për lirinë e mediave në Maqedoni.

”Rreth kësaj çështje jam shumë e shqetësuar, për shkak se ne pamë shumë zhvillime rreth strukturës së pronësisë së disa mediave, që nuk janë në drejtim të përkrahjes së lirisë së mediave. Në bisedat me shumë gazetarë kam parë një lloj frike. Unë mendoj se qeveria është e vetëdijshme për këtë dhe kjo duhet zgjidhur në mënyrë serioze”, ka theksuar ambasadorja gjermane në Shkup. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *