Home / Sport / Skolari: Neimar është një gjeni!

Skolari: Neimar është një gjeni!

Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Skolari, nuk ka ngurruar të cilësojë si një “gjeni” sulmuesin Neimar, duke shtuar se tashmë përfaqësuesja që ai drejton është gati për gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave.

“Neimar është heroi i çdo braziliani dhe i çdo personi që dashuron futbollin”, tha Skolari për 21 vjeçarin i cili ndihmoi Brazilin të siguronte vendin e parë në grup pas fitores 4-2 ndaj Italisë, duke shënuar edhe një gol të mrekullueshëm me goditje dënimi.
“Ai ka bërë disa lëvizje të jashtëzakonshme në këtë ndeshje. Njerëzit që kanë këtë lloj gjenialiteti mund të bëjnë diferencën”, theksoi Skolari për futbollistin që u shpall “Lojtari i Ndeshjes”. “Neimar pa se Bufon bëri një hap në krah dhe e dinte që mund ta dërgonte topin në cepin e portës”.
Ndonëse kjo ishte fitorja e katërt radhazi e kombëtares braziliane, Skolari, tha se ai vazhdon të eksperimentojë me ekipin, duke paralajmëruar për ndryshime të mundshme në takimin me Uruguain.
“Nuk jemi ende gati për atë që do të ndodhë në Kupën e Botës, por të paktën jemi gati për gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave. Kemi cilësi në përbërje dhe tani kemi ekuilibruar disi edhe anën taktike”, deklaroi trajneri i Brazilit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *