Home / Sport / Skuadra e Tahitit falënderon Brazilin

Skuadra e Tahitit falënderon Brazilin

Tahiti ka humbur të tre ndeshjet e veta në Kupën e Konfederatave, për më tepër me një golavarazh të përgjithshëm që lë shumë pak vend për diskutime, 24-1. Por tahitianët janë larguar gjithsesi të lumtur nga Brazili, të ndërgjegjshëm se kanë krijuar shumë simpatizantë në këtë vend.

Për këtë arsye, pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Nigerisë, ata kanë mbajtur një parullë ku falënderonin vendin pritës të Kupës së Konfederatave për frazën “Faleminderit Brazil”.
Duke qenë vendi më i vogël që merrte pjesë në Kupën e Konfederatave në historinë e këtij turneu, Tahiti u kthye ndër të preferuarit e publikut, sidomos pasi arriti të shënonte në ndeshjen kundër Nigerisë dhe respektuan traditën duke i dhenë varëse me guacka të gjithë kundërshtarëve para fillimit të takimeve.
Ndonëse shumëkush kritikoi këtë skuadër, sepse nuk mund të krahasohej me ekipet e tjera pjesëmarrëse, ekipi nga Oqeania fitoi mbështetjen e tifozëve duke u bërë fenomeni i vërtetë i këtij edicioni. Ky admirim u shtua kur tahitianët refuzuan të luanin në mbrojtje kundër skuadrave të mëdha si Spanja e Uruguai, ndonëse u larguan me një thes me gola pas përballjeve me ta.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *