Home / Lajme / Maqedoni / Softueri i testimit ekstern nuk është sulmuar nga hakerët (VIDEO)

Softueri i testimit ekstern nuk është sulmuar nga hakerët (VIDEO)

21 Qershor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hedhur poshtë, përmes një reagimi me shkrim, dyshimet se softueri përmes të cilit është kryer testimi ekstern, është hakuar, ndaj ky proces duhet shpallur i pavlefshëm.

MASH ka mbrojtur me forcë testimin ekstern, i cili sipas saj, vijon të jetë i sulmuar përmes lajmeve të pavërteta nga disa medie, që “duan të bëjnë lajme sensacionale”. Sipas MASH, softueri është krijuar në bazë të standardeve të sigurisë informatike, dhe si tillë, nuk ka mundur të hakohet, ashtu si është pretenduar.
Dikasteri i Arsimit ka informuar gjithashtu se rezultatet nga vlerësimi ekstern, do të shpallen ditët në vijim. “Rezultatet do të jenë argumenti dhe certifikata për vlefshmërinë dhe suksesin e gjithë këtij procesi”, thuhet në reagimin e MASH-it.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *