Home / Lajme / Rajon / Sondazhet e para favorizojnë të dyja koalicionet

Sondazhet e para favorizojnë të dyja koalicionet

23 Qershor – Sondazhet e publikuara menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në Shqipëri kanë nxjerrur fitues të dyja kampet.

Derisa Exit Poll i “IPR Marketing” dhe “Ora Neës” e kanë nxjerr fitues në Exit Poll Koalicionin e majtë, një Exit Poll tjetër i bërë nga Civitas Albania, prapa të cilit thuhet se është një kompani amerikane, e ka nxjerr fitues koalicionin demokrat.

“Koalicioni i Partisë Demokratike i prirë nga Sali Berisha prinë me 48 për qind kundrejt koalicionit të Partisë Socialiste që prihet nga Edi Rama me 46 për qind”, kanë thënë përfaqësues të Civitas Albanian për ABC News.

Ndërkaq, Komisionet Zgjedhore kanë filluar numërimin e votave por ende nuk dihet se kur KQZ do të dal me rezultatet preliminare të votimeve pasi që dihet se numërimi i votave në Shqipëri shkon edhe me muaj të tërë, bazuar në zgjedhjet parlamentare që janë bërë vite me parë.

Vetëm 5 minuta pas përfundimit të proçesit të votimit, “Ora News” dhe IPR Marketing kanë publikuar të dhënat e exit poll-it sipas të cilave koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane me 52-56%. Ndërkaq koalicioni i djathtë Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim pason me 39-43 %. Ndërkaq si subjekte partiake PS merr 37-41%, PD 33-37%, LSI 7-11%, PDIU 1,5- 3,5%, ndërsa PR 1,0-1,3%.

Edhe për qarkun e Tiranës koalicioni i majtë kryeson me 51-55%, që e përkthyer në mandate luhatet 17-18 mandate, e djathta me 39-43% e cila merr 13-14 mandate. Ndërkohë dy subjektet politike FRD dhe AK luftojne për marrjen e një mandati në kryeqytet. FRD me 2.0-4.0% që e konvertuar në mandate është 0-1 mandat dhe AK me 1.0-3.0 me 0-1 mandat.

Ndërkaq të dhënat për exit poll-in kombëtar do të rifreskohen çdo gjysëm ore.

Bregu: Sipas sondazheve fiton e djathta

Majlinda Bregu, ministre për integrim dhe zëdhënësja e fushatës së PD-së ka dalë në një konferencë për shtyp duke thënë se Rama kështu kishte deklaruar fitoren edhe në zgjedhjet e kaluara por në fund kishte dalë ai humbësi.

“Ju siguroj se në të gjitha sondazhet Partia Demokratike del fituese e këtyre zgjedhjeve duke ja shkaktuar Ramës humbjen përfundimtare”, ka thënë Bregu.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *