Home / Sport / Spanja kalon Nigerinë, bëhet gati për Italinë

Spanja kalon Nigerinë, bëhet gati për Italinë

Spanja ka bërë detyrën duke mundur Nigerinë në ndeshjen e fundit në grup në Kupën e Konfederatave, duke siguruar vendin e parë dhe duke prenotuar një gjysmëfinale ndaj Italisë. Ashtu siç pritej, diferenca mes evropianëve dhe skuadrës afrikane ka qenë e madhe dhe fitorja 3-0 e Spanjës ishte mëse e kuptueshme.

Gjithçka është zgjidhur shumë shpejt për spanjollët, të cilët kanë shënuar që në minutën e 3-të të takimit me anë të Zhordi Alba, ndërsa nigerianët rezistuan në pjesën e parë për të mos pësuar një tjetër gol.
Por në pjesën e dytë, Fernando Torres hyri si zëvendësues në vend të Soldado dhe la menjëherë firmën e tij duke shënuar goli e dytë për iberikët. Në fund, kishte kohë për një tjetër gol nga Zhordi Alba që shfrytëzoi shpejtësinë e tij për t’i ikur pozicionit jashtë loje dhe për të vulosur i qetë rezultatin 3-0.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Uruguai ka masakruar 8-0 Tahitin, me Hernandez që shënoi 4 gola në portën e polinezianëve. Perez, Lodeiro dhe Suarez (dygolësh) firmosën rezultatin përfundimtar të sfidës, me sulmuesin e Liverpulit që tashmë është zyrtarisht golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare uruguaiane, duke kaluar Diego Forlan me 36 gola.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *