Home / Sport / Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21

Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21

Spanja nuk ka pse shqetësohet për të ardhmen e saj në futboll pasi përfaqësueset e moshave po bëjnë ligjin në arenën evropiane. Kombëtarja U-21 e këtij vendi është shpallur Kampione Evrope duke mundur në finale 4-2 Italinë, për të mbrojtur titullin e fituar 2 vite më parë.

Diferenca mes spanjollëve dhe italianëve ka qenë shumë e madhe dhe këtë e tregon qartësisht fakti se në radhët e Spanjës luanin lojtarë të ekipeve të Barcelonës, Real Madrid, Malagas e Real Sociedad. Ndaj nuk është rastësi që lojtari më i mirë i kësaj sfide ishte Tiago Alkantara, i kthyer në një pikë të rëndësishme për formacionin e Barcelonës, kapiten i Spanjës U-21 dhe autor i 3 golave në pjesën e parë të takimit të sotëm. Goli i katërt për spanjollët u shënua nga një tjetër futbollist që shumë mirë mund të ishte tani në Brazil me përfaqësuesen e madhe, Isko, i cili ka hapur një ankand të mirëfilltë mes klubeve të mëdha evropiane që duan të sigurojnë shërbimet e tij.
Golat e Imobile dhe Borini ishin një ngushëllim i vogël për Italinë, e cila ishte e vetmja kombëtare që në fazën finale të turneut arriti të shënonte në portën e Spanjës, e cila ruhej nga titullari i Mançester Junajtid, David De Gea.
Pas finales u shpërndanë edhe çmimet e këtij edicioni ku “Këpuca e Artë” i shkoi Alvaro Morata me 4 gola të shënuar në këtë turne, ndërsa “Lojtari më i mirë” u shpall Isko.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *