Home / Sport / Spanja në finale pasi mund Italinë me penallti

Spanja në finale pasi mund Italinë me penallti

Spanja dhe Brazili janë dy skuadrat që do të diskutojnë finalen e Kupës së Konfederatave, pasi iberikët prenë mbrëmë biletën për të luajtur në këtë ndeshje. Skuadra e Del Boskes arriti të kalonte një nga pengesat më të vështira në gjysmëfinale, Italinë, në një takim të zgjidhur vetëm nga penalltitë.

Në fakt, ishte Italia që çuditi të gjithë jo vetëm duke bllokuar Spanjën, por edhe duke krijuar më shumë raste para portës kundërshtare, për të detyruar Kazijas të bënte disa pritje radhazi për të shpëtuar portën e tij. Por koha e rregullt, ashtu si edhe shtesat nga 15 minuta u mbyllën pa gol, ku duket përmendur se Xhakerini nga njëra anë dhe Çavi nga ana tjetër goditën shtyllën me gjuajtjet e tyre.
Më pas fjala i shkoi 11-metërshave, ku spanjollët dhe italianët dhuruan një seri prefekte prej 12 realizimesh radhazi. Gjuajtja e 13-të, ajo e Bonuçit, ishte vendimtarja, pasi mbrojtësi i Juventusit e dërgoi topin lart, mbi traversë, ndërsa Hesus Navas shënoi qetësisht penalltinë e fundit për t’i dhënë Spanjës finalen e radhës në një turne ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *