Home / Sport / Spanja vendos rekord: 28 ndeshje zyrtare pa humbje

Spanja vendos rekord: 28 ndeshje zyrtare pa humbje

Spanja ka thyer rekordin e numrit të ndeshjeve zyrtare radhazi pa humbje, duke regjistruar të 28-tën në ndeshjen kundër Nigerisë, të fituar me rezultatin 3-0. Skuadra e Del Boske ka arritur këtë seri të pabesueshme ndeshjesh duke filluar që nga Kupa e Botës 2010, ku humbi vetëm ndeshjen e parë në fazën e grupeve, 1-0 përballë Zvicrës.

Që atëherë, spanjollët kanë regjistruar vetëm fitore e barazime në ndeshjet zyrtare, më saktësisht me 24 fitore e 4 barazime, me golavarazhin e përgjithshëm 69-11. Për më tepër, kundërshtarët kanë arritur të shënojnë vetëm në 6 nga këto ndeshje, pasi në 18 takime spanjollët kanë mbajtur rrjetën të paprekur.
Rekordi i mëparshëm prej 27 ndeshjesh mbahej nga Franca, e drejtuar fillimisht nga Aime Zhake dhe më pas nga Rozher Lemerr, e cila për 5 vite, mes shtatorit 1994 dhe marsit 1999, kaloi një periudhë të jashtëzakonshme pathyeshmërie, ndonëse këtu nuk merret parasysh humbja 6-5 me penallti përballë Çekisë në Euro 1996.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *