Home / Sport / Spanjollët, të mahnitur pas Tahitit

Spanjollët, të mahnitur pas Tahitit

Fitorja 10-0 e Spanjës ndaj Tahitit, nuk ka turpëruar shtetin e vogël nga Oqeania, por e ka kthyer atë në fituesin moral të Kupës së Konfederatave.

Të gjithë kanë duartrokitur skuadrën e vogël gjatë gjithë ndeshjes, o thjesht për të mbështetur një ekip që nuk kishte asnjë shans përballë Spanjës, por se ata nuk u ndalën asnjëherë në mbrojtje, duke provuar me kokëfortësi të luanin futboll, pa parë emrat që kishin përpara. Ndonëse me një diferencë teknikë të llahtarshme, Tahiti nuk “parkoi autobusin” siç bëjnë zakonisht skuadra të tjera përballë Spanjës, por thjesht luajti futboll me aq sa kishte mundësi.
Kjo bëri që edhe Fernando Torres të deklaronte hapur mbështetjen e tij për Tahitin, ndonëse në këtë ndeshje i shënoi 4 gola.
“Ata janë një shembull për ekipet e tjera. Ata u munduan të luanin futboll dhe ndonëse rezultati tregoi se ka një ndryshim masiv mes ekipeve, kjo nuk ishte gjëja më e rëndësishme e sfidës. Gjëja më e rëndësishme ishte se ata e kthyen këtë në një konkurrencë sportive. Të gjithë jemi bërë tifozë të mëdhenj të kësaj skuadre. Të gjithë bëmë foto me këta lojtarë, ishte një kënaqësi që luajtëm në këtë ndeshje dhe jo vetëm se fituam lehtësisht, por edhe sepse ata humbën me buzëqeshje në fytyrë që nga minuta e parë, deri në të fundit”, ishte deklarata e Torres.
Të njëjtin mendim e ndau edhe trajneri i Spanjës, Vicente Del Boske, i cili i vlerësoi ata si “kundërshtarë fisnikë” dhe se ishte “shumë e bukur të luaje përballë një skuadre të tillë të përulur”. Ndërkohë, trajneri i Tahitit, Edi Etaeta, tregoi një të vërtetë shumë të madhe për skuadrën e tij. “Kemi arritur një fitore të madhe këtu duke fituar zemrat e njerëzve. Mendoj se është e drejtë të themi se tani jemi më të njohur këtu në Brazil se sa në Tahiti”, deklaroi ai duke buzëqeshur pas ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *