Home / Lajme / Maqedoni / Stavreski: Kreditë e lira të Qeverisë përmes BMPZH hapën mbi 5.000 vende të punës

Stavreski: Kreditë e lira të Qeverisë përmes BMPZH hapën mbi 5.000 vende të punës

7 qershor-Në favor të kësaj, sipas tij, janë edhe të dhënat për tremujorin e parë për rritjen e ekonomisë të cilat tregojnë rikuperim. Pritet që bankat e Maqedonisë të cilat kanë potencial, do ta njohin këtë moment dhe do ta përkrahin ekonominë.

Mijëra ndërmarrje në vend morën përkrahje nga linja e lirë kreditore që e siguroi Qeveria nga Banka investuese evropiane.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski theksoi se përmes sigurimit të linjave kreditore prej 250 milionë euro, që përmes bankave të Maqedonisë përfunduan në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Maqedonisë, është përkrahur ekonomia e Maqedonisë.

“Ndërmarrjet morën përkrahje gjatë krizës, ndërsa mbi 5.000 vende të punës janë krijuar”, deklaroi ministri.

Ai potencoi se bankat janë likuide, edhe pse aktiviteti kreditor është i pamjaftueshëm, por shpreson se do të jetë më i lartë gjatë periudhës së ardhshme.

Aktiviteti kreditor, siç theksoi guvernatori i Bankës Popullore të Republikëa së Maqedonisë Dimitar Bogov, deri nga fundi i vitit është targetuar në shtatë për qind dhe potencoi se do të investojë përpjekje që ai të realizohet.

Në favor të kësaj, sipas tij, janë edhe të dhënat për tremujorin e parë për rritjen e ekonomisë të cilat tregojnë rikuperim. Pritet që bankat e Maqedonisë të cilat kanë potencial, do ta njohin këtë moment dhe do ta përkrahin ekonominë.

Kompanitë nga Banka Investuese Evropiane i marrin mjetet me kamatë të subvencionuar prej 5,5 për qind dhe afat të pagesës deri tetë vite me grejs periudhë prej dy viteve. Ato transferohen përmes BAnkës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit, ndërsa firmat parashtrojnë kërkesë te nëntë banka afariste – “Stopanska banka” Shkup, BPL “Tutunska Banka”, Banka komerciale, Banka e Ohrit, Banka Shparkase, “Stopanska banka” Manastir, Prokredit Banka, TTK banka dhe Halk bank.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *