Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohet fizikisht analisti Ymer Ismaili

Sulmohet fizikisht analisti Ymer Ismaili

05 Qershor – Analisti i njohur politik si dhe profesor në Universitetin shtetëror të Tetovës z.Ymer Ismalili , është sulmuar fizikisht dje në orët e pasditës duke dalur nga godinat e disperzuara të Universitetit në Shkup.

Pas përfundimit të ligjeratës që kishte me studentët e tij, profesori Ymer Ismaili së pari u përball me studentë të revoltuar të cilët janë në konflikt konstant me profesorin e lartëpërmendur, e më pas dy persona të panjohur tentuan që ta sulmojnë fizikisht.

Për fat të mirë ndërhyri sigurimi dhe e gjithë ngjarja përfundoi qetë dhe pa ndonjë incident më të madh. Sipas studentëve të këtij Universiteti, që ishin edhe dëshmitarë të rastit, profesori në fjalë është një ndër profesorët me një gjuhë më të ashpër, kurse ofendimet konstante, si krahasimet e studentëve me kafshë, dhe emërtime të llojllojshme i bën ata që të iritohen edhe më shumë.

Revoltat u paraqitën që nga fillimi i orës, kur profesori në mungesë të listave për prezencë refuzoi që ti nënshkruan indeksat, dhe nuk pranoi disa studentë në provime,gjë që shkaktoi nervozizëm të madh tek studentët. Sipas studentëve, pergjegjësia për listat është e profesorit dhe e punonjësve administrativ, mirëpo indolencën dhe mosinteresimin e tyre e paguajnë studentët. Jo korektësia e profesorëve është vetëm nje nga shumë problemet me të cilët përballen studentët Shkupjanë, mirëpo mungesa e një organizate të mirë studentore, si dhe mosnjohja e rregullave të fakultetit i bën ata që të vuajnë nga padrejtësitë e shumta.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *