Home / Lajme / Rajon / Sulmohet me granatahedhës shtëpia e Nazim Bllacës

Sulmohet me granatahedhës shtëpia e Nazim Bllacës

30 Qershor – Mbrëmë rreth orës 23 është sulmuar me granatahedhës shtëpia e Nazim Bllacës në Ribar. Askush nuk është lënduar.

Dëshmitari bashkëpunues ka njoftuar se sulmi është kryer nga oborri i shkollës që është përballë shtëpisë. Burime nga vendi i ngjarjes kanë njoftuar se arma është gjetur.

Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, por dihet që gjashtë persona janë dënuar për shkak të dëshmive të tij. Shpresim Uka, Sadik Abazi, Shaba Syla, Bekim Syla, Driton Hajdari janë dënuar me 54 vjet burg. Bekim Syla, Shpresim Uka dhe Driton Hajdari janë në arrati. Fahredin Gashi ndërkaq është dënuar me 17 vjet burg. Me 3 korrik nis gjykimi i Nazim Bllacës për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Bllaca është shpallur dëshmitar bashkëpunues nga gjykata pasi që në nëntor të vitit 2009, në një deklaratë publike, ka pranuar se ka kryer krime pas luftës si ish-pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *