Home / Lajme / Maqedoni / Takimi Gruevski-Zaev vlerësohet pozitivisht (VIDEO)

Takimi Gruevski-Zaev vlerësohet pozitivisht (VIDEO)

7 qershor-Me anë të një deklarate me shkrim, KE vlerëson se rasti i djeshëm mund të kontribuojë në zhvillimin e dialogut konstruktiv dhe të rregullt politik.Kjo, sipas KE-së, do të ndikojë në realizimin e marrëveshjes politike të 1 marsit, përfshirë dhe formimin e komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit.

Komisioni Evropian ka përshëndetur takimin e djeshëm në mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Me anë të një deklarate me shkrim, KE vlerëson se rasti i djeshëm mund të kontribuojë në zhvillimin e dialogut konstruktiv dhe të rregullt politik.Kjo, sipas KE-së, do të ndikojë në realizimin e marrëveshjes politike të 1 marsit, përfshirë dhe formimin e komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vlerësuar si një kualitet të ri në zhvillimin e dialogut politik në mes pushtetit dhe opozitës, takimin e djeshëm të kryeministrit Nikola Gruevski me kreun e ri të LSDM-së, Zoran Zaev. Në një deklaratë për REL, deputetja dhe nënkryetare e Kuvendit, Suzana Saliu, ka vlerësuar se takimi përbën shenjë për kulturën politike dhe shpresë për përmirësimin e dialogut politik. “BDI beson në dialogun politik. Vlerësojmë se takimi jep dhe një tjetër impuls të fuqishëm për formimin sa më të shpejtë të komisionit për 24 dhjetorin, i cili duhet të fillojë të funksionojë dhe të miratojë konkluzionet, të cilat duhet, më pas, të respektohen”, ka deklaruar Saliu. Takimi është përshëndetur edhe nga disa parti aleate të VMRO-DPMNE-së, ndërsa është pranuar me rezervë nga eksponentë të opozitës, siç është kreu i PRSD-së, Tito Petkovski.Në takimin e djeshëm, Gruevski dhe Zaev u dakorduan të gjejnë zgjidhje brenda pak ditësh për formimin e komisionit anketues, dhe emërimin në krye të tij, të një personi të përshtatshëm për të dyja palët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *