Home / Lajme / Maqedoni / Takohen Zaev dhe Gruevski, meren vesh pë komisionin hetimor (VIDEO)

Takohen Zaev dhe Gruevski, meren vesh pë komisionin hetimor (VIDEO)

Shkup, 06 Qershor – Lideri i ri i LSDM-së Zoran Zaev vetëm pak ditë pasi mori drejtimin e kësaj partie, u prit sot nga kryeministri Nikolla Gruevski.

Pas takimit rreth një orë e gjysmë, Zaev tha se palët kanë bërë një hap të rëndësishëm në drejtim të përmbushjes së marrëveshjes politikë të 1 marsit.

“Jam i kënaqur që bëmë një hap përpara përsa i përket Komisionit të 1 marsit i cili duhet të hetojë ngjarjet e 24 dhjetorit. Hapi përpara ka të bëjë me marrjen e obligimit që brenda 3-4 ditësh të komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes përfaqësuesve tonë, për zgjidhjen përfundimtare të Komisionit hetimor. Tashmë u bë një hap përpara rreth përmbushjes së marrëveshjes politike e cila shpresoj se do të jetë e qëndrueshme, të paktën për çështjet e interesit të lartë kombëtar të Maqedonisë”, – deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kreu i LSDM-së nuk deshi të zbulonte Kreun e mundshëm të Komisionit hetimor. Zaev tha se me rëndësi, është formimi sa më shpejti i komisionit dhe zbardhja e incidenteve që futën vendin në ngërçin politik disa mujorë.

“Ky hap për ne është shumë i rëndësishëm për shkak se deputetët tanë, ju gazetarët ishit përzënë nga parlamenti. Formimi i këtij Komisioni është në të mirën e shtetit tonë, edhe pse është një nga kushtet kryesore për aspiratat tona euro-atlantike. Prandaj insistojmë që të formohet Komisioni dhe brenda një afati shumë të shkurtër të dalë me konkluzione në mënyrë që të mbyllim të hënën e zezë të 24 dhjetorit”, – tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev tha se fajtorë për mungesën e dialogut mes pushtetit dhe opozitës janë të dyja palët. Ai tha se takimi i sotëm jep shpresë që dialogu politik të jetë i qëndrueshëm të paktën për çështjet e rëndësishme të shtetit dhe qytetarëve. Kreu i ri i LSDM-së sot takoi veçmas edhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Shkup, Aivo Orav dhe Poll Uollers. Siç njoftuan nga LSDM-ja, kryefjala e bisedimeve ka qenë zgjidhja e çështjes së emrit dhe formimi i Komisionit hetimor. Ambasadori i BE-së refuzoi të deklarohej rreth propozimeve që ka përgatitur Delegacioni i BE-së në Shkup rreth ekspertit që do të marrë kryesimin e Komisionit hetimor.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *