Home / Sport / Tare: Nuk do të blejmë Mavrajn!

Tare: Nuk do të blejmë Mavrajn!

Igli Tare i ka mbyllur përkohësisht rrugën transferimit të Mergim Mavrajt te Lacio në sezonin e ardhshëm, duke bërë të qartë se pavarësisht interesimit, nuk kishte ekzistuar asgjë konkrete për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare. Duke folur për një radio të Romës, Tare ka shpjeguar mendimet e tij mbi merkaton e klubit dhe atë që pritet të ndodhë gjatë verës.

“Do të afrojmë në skuadër 4-5 lojtarë, po punojmë për këtë çështje dhe kur të jetë momenti i duhur, do të tregojmë gjithçka. Mavraj? Ai është një lojtar fantastik por ne nuk kemi kontaktuar kurrë me të. 99% e asaj që dëgjoj nuk është e vërtete”, deklaroi Tare për mbrojtësin shqiptar që aktivizohet te Grojter Fyrth.
Por kjo deklaratë nuk ka mbyllur përfundimisht çështjen e transferimit të Mavrajt pasi vetë fjalët e Tares nuk kanë përjashtuar kategorikisht blerjen e mbrojtësit shqiptar. Duke parë se Grojter Furth e deklaroi të pashitshëm mbrojtësin për të synuar rritjen e çmimit, tashmë edhe Lacio pretendon se nuk ka më interes te ai, në mënyrë që t’i kundërpërgjigjet kësaj lëvizje të klubit gjerman.
Mediat italiane bëjnë të ditur se nëse situata kthehet ajo e një jave më parë, me klubin gjerman që pranon një ofertë prej 2.5 milion eurosh, atëherë transferimi i lojtarit do të realizohet, pasi Petkoviç ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *