Home / Lajme / Rajon / Të paktën dy të lënduar në aksionin policor në Taksim, protestuesit e mbrojnë parkun me mur të gjallë

Të paktën dy të lënduar në aksionin policor në Taksim, protestuesit e mbrojnë parkun me mur të gjallë

Turqi, 11 qershor-Policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstrantëve si dhe plumba të gomës që t’i detyrojë të ikin nga sheshi drejt parkut të afërt Gezi ku mbrëmë bënë kamping. Një pjesë e aktivistëve u kundërpëgjigjën me raketa për fishekzjarrë, bomba kundër zjarrit dhe gurë ndaj policëve.

Të paktën dy persona janë lënduar sot në operacionin e policisë në sheshin Taksim.

Tensionimi në rajonin e sheshit, në ditën e 15-të të protestave antiqeveritare, vazhdon. Protestuesit hedhin koktej molotovi dhe gurë mbi policët, të cilët u përgjigjen me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Protestuesit formuan mur të gjallë, që ta pengojnë policinë të hyjnë në parkun Gezi.

Disa qindra policë të forcave për reagim të shpejtë janë sjellë në shesh me njëzetë autobusë. Në rajon po ndjehen tensionet. Kryebashkiaku i Stambollit, Hysen Avni Mutlu, megjithatë, deklaroi se qëllimi i operacionit është të hiqen plaketat nga qendra kulturore Ataturk dhe nga përmendorja e Ataturkut në shesh.

Paraprakisht, televizionet turke kanë bërë të ditur se policët të pajisur me jelekë mbrojtës po përgatiten që t’i prishin barrikadat e protestuesve të cilët janë për kampim në rajon. Policët përmes megafonave kanë thënë se nuk kanë për qëllim të bëjnë intervenime.

Fillimisht, policia dhe protestuesit arritën të dakordohen se forcat e rendit nuk do të hyjnë në territorin e parkut. Më vonë megjithatë, u zhvilluan përleshje, të cilat u transferuan edhe në rrugët fqinje.

Kryebashkiaku i Stambollit, Mutlu deklaroi lidhur me operacionin policor në Taksim, se “nuk është lejuar mundësia që të krijohen kushte për përleshje në përmasa më të mëdha, të cilat i kanë synuar grupet e margjinalizuara”.

Ai përsëri deklaroi se qëllimi i aksionit policor është që nga ndërtesa e qendrës kulturore Ataturk të pastrohen plaketa dhe grafitet.

Mutlu tha se policia do të vazhdojë me veprime të koordinuara, që të shmang përpjekje të reja për sistemimin e plaketave. Sipas tij sheshi do të shndërrohet në “pano reklamuese të organizatave legale dhe ilegale”.

Erdogan me thirje deri te demonstrantët të tërhiqen nga parku Gezi në Stamboll

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u bëri thirje sot demonstrantëve të tërhiqen nga parku qendror i Stambollit Gezi pas protestave 12 ditëshe.

“U bëj thirje të tërhiqeni nga parku dhe ju lus si kryeministër”, tha Erdogan në takim me grupin e deputetëve parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Sipas tij, e kërcënuar është ekonomia turke për shkak të situatës së tërësishme në shtet dhe ekzistimit “të qëllimeve të prishet imazhi i Turqisë që është pjesë e planit sistematik”.

Qindra forca speciale sot erdhën në sheshin Taksim në Stamboll dhe me topa uji dhe gaz lotsjellës i shpërndanë demonstrantët sepse aksion i ngjashëm mbrëmë ishte realizuar në Ankara.

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstrantëve si dhe plumba të gomës që t’i detyrojë të ikin nga sheshi drejt parkut të afërt Gezi ku mbrëmë bënë kamping. Një pjesë e aktivistëve u kundërpëgjigjën me raketa për fishekzjarrë, bomba kundër zjarrit dhe gurë ndaj policëve.

“Çka presin demonstrantët, ju lutem para tyre? pyeti Erdogan në fjalimin drejt parlamentarëve deri te partia e tij ku shpesh herë ishte ndërprerë me duartrokitje”, lajmëroi Bi-Bi-Si.

“U bëj thirje atyre që janë të sinqertë të tërhiqen prej atje dhe atë e pres prej tyre si kryeministër”, potencoi Erdogan.

“Tre njerëz të rinj dhe një polic humbën jetën në ato ngjarje. Nuk është e mundur ajo që ndodhi të shikohet si rezistencë e pafajshme”, shtoi Erdogan. Ai i akuzoi mediat e huaja se kanë qëllime të përbashkëta dhe tha se ekonomia turke në mënyrë direkte ka qenë qëllimi i ngjarjeve.

Eshton bën thirrje për “përmbajtshmëri” në Turqi

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton sot përmes një kumtese speciale bëri thirrje për “përmbajtshmëri dhe durim” dhe koka të kthjellëta në Turqi, ku tani dy javë mbahen protesta antiqeveritare.

Deklarata nga Brukseli vjen pas përleshjeve të para mes ithtarëve të Qeverisë dhe demonstruesve. Analistët e pavarur druajnë nga përkeqësimi i situatës së përgjithshme, pasi udhëheqësia e Partisë qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) u bëri thirrje ithtarëve të saj në tubime t’i shprehin mbështetje kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan dhe politikës së tij.

Duke folur para ithtarëve të AKP-së, Erdogan i ka fyer demonstruesit, duke i quajtur vjedhës dhe vandalë. Ai porositi se Qeveria e tij ende ka durim, por u kërcënua se durimi i tij, si dhe i Qeverisë “kanë kufijë”.

Demonstratat filluan më 28 maj, si protestë ekologjike kundër vendimit për rënimin e parkut Gezi, që të ndërtohet një qendër tregtare dhe një xhami, si dhe të ripërtërihet një kazermë e vjetër nga koha e Perandorisë osmane.

Polica vazhdon me arrestimin e të gjithë atyre të cilët komunikojnë në Tuiter duke i akuzuar për “përhapje të informatave të rrejshme”.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *