Home / Sport / Të ripërsëritet ndeshja e balotazhit Drita – Euromilk

Të ripërsëritet ndeshja e balotazhit Drita – Euromilk

Përfaqësuesit shqiptar në FFM, LFK Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë si dhe klubet futbollit të Ligës së Parë dhe të Dytë, në takimin e përbashkët sollën konkluza unanime duke kërkuar të rripërsëritet ndeshja e balotazhit Drita – Euromilk.

Pas situatës së krijuar pas ndeshjes së balotazhit në Shtp,ndërmjet ekipit Drita dhe Euromilk, i menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësuesve shqiptar në FFM dhe klubeve shqiptare në Ligën e Parë dhe të dytë futbollit.

Të pranishëm ishin nënkryetari i FFM-së Qenan Idrizi, anëtarët e KD të FFM-së Zejdi Saliju dhe Argtim Asani, anëtari i komisionit garues Pajazit Shehapi, kryetari i LFK-së Tetovë, Memet Abdiu, nën kryetari i LFK-së Kërçovë Muamet Sejdini, përfaqësues të LFK të Gostivarit, përfaqësues nga LFK e Strugës, përfaqësues të klubeve të futbollit Shkëndija, Renova, Drita, Gostivari, Rrufeja-M, Vrapçishti, Zajazi, përfaqësues nga komisioni i referve.
Pas diskutimeve të shumta të pjesëmarrëseve u sollën këto konkluzione:

1.Plotësisht përkrahet akti i lëshimit të ndeshjes nga ana e përfaqësuesve të KF Drita, pasi nuk ka pasur kushte për vazhdimin e saj.

2.Kërkojmë që ndeshja e ndërprerë e balotazhit Drita – Euromilk në minutën e 69 të ripërsëritet në afat të paraparë sipas rregullores së garave në FFM.

3.Vendimi i marrë nga ana e individit që identifikohet me termin KOMISAR i garave (Vasko Dojçinovski) , për shkaqe se i njëjti nuk ka kompetentë të sjellë vendim për shkak se një vendim i tillë duhet sipas Statutit dhe Rregullores për gara duhet ta sjellë komisioni për gara prej 3 anëtarëve e jo individ siç është në rastin konkretë. I cili pa mos e zhvilluar procedurën si parasheh rregullorja për gara (marrja e deklaratave nga personat zyrtarë) në mënyrë urgjente vendos që ndeshja të regjistrohet në mënyrë subjektive dhe jashtë çdo procedure dhe ta regjistrojë 0-3 në favor të KF Euromilk. Shtrohet pyetja pse ekziston komisioni.

4.Jemi të indinjuar nga sjellja e zyrtarëve të FFM-së të cilët në mënyrë jo korrekte edhe përkundër fshehtësive se asnjë ekip nuk do të ketë dijeni për referat e ndeshjes, për këtë nuk ka pasur njohuri vetëm KF Drita.

5.Kërkojmë nga organet e FFM-së që të iniciohet procedurë disiplinore kundër referit Dalibor Gjorgjevski i cili në raste të shumta në mënyrë drastike ka dëmtuar ekipet shqiptare duke i sharë ofenduar në baza nacionale futbollistët dhe zyrtarët e klubeve shqiptare.

6.Gabimi i drejtuesve të FFM-së është shumë i rëndë me vetë faktin se në një ndeshje kaq të rëndësishme delegojnë (me qëllim) refera të cilësisë të ulët duke pasur para sysh se në Maqedoni ka refera shumë cilësorë që mbajnë edhe emblemën e UEFA dhe FIFA.

7.Gjithashtu apelojmë te drejtuesit e KD të FFM-së që në ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Ligën e dytë të kihet kujdes në përfaqësimin e personave zyrtarë si te delegimi i referave, delegatë dhe kontrollorët.

8.Për situatën e krijuar kërkojmë mbledhje të jashtëzakonshme urgjente të KD të FFM-së që të shqyrtohet rasti i ndeshjes së balotazhit Drita – Euromilk.

9.Nëse nuk realizohen këto konkluza apo kërkesa të përfaqësuesve shqiptarë, atëherë do të rishqyrtohet pjesëmarrja e delegatëve shqiptar ën Kuvendin e Rregullt zgjedhor që është parapa për datën 29.06.2013.

10.Më këto konkluza do të njoftohen edhe organet ndërkombëtare të futbollit si UEFA dhe FIFA

(Yllpress)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *