Home / Lajme / Maqedoni / Tenton të vetëvritet 33 vjeçari i punësuar në MPB (VIDEO)

Tenton të vetëvritet 33 vjeçari i punësuar në MPB (VIDEO)

Tetovë, 11 Qershor – I punësuari në ministrinë e Punëve të Brendshme tenton të vetëvritet.

Sipas policisë së Tetovës, në spitalin klinik të Tetovës të hënën rreth orës 18:30 minuta është sjellë 33 vjeçari B.A nga fshati Poroj, me plagë në kokë, të cilën e ka marrë gjatë tentimit për të kryer vetëvrasje.

Për shkak të lëndimeve serioze, ai është transferuar në Klinikat e Shkupit. “Ekipet e SPB-së në Tetovë, gjykatësi hetues dhe prokurori publik kanë dalë në vendngjarje mbi fshat në vendin e quajtur “Shulan” dhe kanë gjetur një pistoletë CZ, të kalibrit 7.64, gjurmë gjaku të cilët më pas do të dërgohen për analizë. Sipas rrëfimit të të afërmve, B.A kohëve të fundit është përballur me probleme psikike, kurse edhe njëherë tjetër ka tentuar të vetëvritet. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, njoftoi Marjan Josifovski, zëdhënës i policisë tetovare. Ai konfirmoi se personi në fjalë është i punësuar në MPB. Sipas tij, 33 vjeçari ndodhet në klinikat e Shkupit dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *