Home / Lajme / Maqedoni / Tërhiqen ‘kërcënuesit’ e Ziadin Selës, vet i ç’montojnë terasat te ‘Drini’

Tërhiqen ‘kërcënuesit’ e Ziadin Selës, vet i ç’montojnë terasat te ‘Drini’

30 qershor-Komuna e Strugës, nëpërmjet një letre i kishte njoftuar pronarët se nëse deri më 30 qershor, nuk i largojnë konstruksionet metalike dhe terasat e improvizuara nga shetitorja e ‘’Drinit të Zi’’do të jetë pushteti vendor që nëpërmjet një kompanie do t’i spostoj ato, por me harxhimet në ngarkim të vetë pronarëve, informon StrugaLajm.

Një pjesë e pronarëve të lokaleve në shetitoren e ‘’Drinit të Zi’’ nuk kanë pritur skadimin e afatit të vendosur nga ana e kryetarit të Komunës, Ziadin Sela, për lirimin e kësaj hapësire, por gjatë ditës së dielë kanë filluar vetë t’i ç’montojnë terasat e vendosura në këtë pjesë atraktive të qytetit.

Komuna e Strugës, nëpërmjet një letre i kishte njoftuar pronarët se nëse deri më 30 qershor, nuk i largojnë konstruksionet metalike dhe terasat e improvizuara nga shetitorja e ‘’Drinit të Zi’’do të jetë pushteti vendor që nëpërmjet një kompanie do t’i spostoj ato, por me harxhimet në ngarkim të vetë pronarëve, informon StrugaLajm.

Për këtë qëllim Komuna e Strugës, zhvilloi edhe një tender ku një kompani e specializuar u përzgjodh që të bëjë spostimin e terasave ,pajisjeve urbane në rast se pronarët e tyre do të refuzonin të vepronin, pas paralajmërimit me shkrim nga ana e Komunës së Strugës.

Ndryshe, para disa ditëve Ziadin Sela, kishte shkuar në stacionin policorë të Strugës për të denoncuar kërcëcnimin që ka marrë sipas tij prej biznesmenit Dilaver Bojku-Leka.

Kërcënimet nga ana e biznesmenit kontrovers Bojku ndaj kreut të komunës së Strugës Ziadin Sela, kishin ardhur si pasoj e paralajmërimeve nga ana e vetëqeverisjes lokale që të heqin objeketet e përkohshme të dhëna me koncesion./Almakos

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *