Home / Lajme / Maqedoni / Tetova dhe Gostivari nuk aplikuan, shteti nuk ndan mjete (VIDEO)

Tetova dhe Gostivari nuk aplikuan, shteti nuk ndan mjete (VIDEO)

08 Qershor – Në programën investuese të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor për vitin 2013 nuk janë paraparë mjete për ndërtimin e ujësjellësit.

Në programën investuese të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor për vitin 2013 nuk janë paraparë mjete për ndërtimin e ujësjellësit edhe pse mjete janë paraparë për komunën e Jegunocit, kur dihet mirë se Tetova përballet me mungesë të ujit vite me radhë, ndërsa është në ndërtime sipër ujësjellësi. Lidhur me mosfigurimin e komunës së Tetovës në këtë listë të shpërndarjes së mjeteve nga programa për menaxhimin me ujrat për vitin 2013, Ministri i Ekologjisë Abdilaqim Ademi, thotë se komuna e Tetovës dhe ajo e Gostivarit nuk kanë aplikuar, kurse thirrja ka qenë e hapur para zgjedhjeve.

Ndryshe, në bazë të programën për ndarjen e mjetev, shihet se komunat e Likovës, Jegunocit, Osllomej dhe shumë komuna tjera të Maqedonisë lindore kanë marrë mjete për sa i përket rregullimit të ujësjellësave të ujit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *