Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (VIDEO)

Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (VIDEO)

05 Qershor – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni pas euforisë zgjedhore po përjetojnë realitetin e mashtrimit të servuar nga ana e partisë shqiptare në pushtet BDI. Ai këtë e theksoi në kuvendin zgjedhor të PDSH-së në Gostivar, ku kryetar i ri u zgjodh, Rushit Veapi.

“Pas euforisë zgjedhore dhe premtimeve përrallore të BDI-së shqiptarët për të satën herë ballafaqohen me po të njëjtin mashtrimin të servuar me paturpësi”, theksoi Menduh Thaçi.

Sipas tij, BDI vazhdon me politikën nënshtruese ndaj koalicionit të vet qeveritar, dhe se siç tha ai pa fije turpi luan rolin e të verbrit derisa para syve të tyre dhe para gjithë botës.
“Qeveria maqedonase me parat tona të përbashkëta ndërton teatro me dhjetëra e qindra miliona euro, me perde e salltanete luksoze që tejkalojnë imagjinatën edhe të ekscentrikëve të krisur. Përballë këtij luksi të derdhur në ar qëndron realiteti i zymtë i shqiptarëve, të cilin realitet BDI e përdor si kurth me premtime për zgjidhje individuale të fateve të individëve hallexhinj duke premtuar punësime dhe investime”, theksoi Thaçi.

Shqiptarët sipas Menduh Thaçit kanë nevojë për zgjidhje kombëtare dhe kolektive dhe jo për zgjidhje individuale, dhe kjo zgjidhje do të vijë vetëm përmes betejës së vazhdueshme të PDSH-së për vetëdijesim që buxheti i qeverisë duhet t’ju sjellë domosdoshmërish hisen e vet edhe shqiptarëve.

Kryetari i ri i degës Rushit Veapi me profesionin e ekonomistit zëvendëson kryetarin e deritanishëm Gazmend Aliji, ndërsa aktualisht ai mban edhe postin e sekretarit për ekonomi dhe financa në PDSH si dhe postin e anëtarit të kryesisë qendrore.

Kuvendi i degës po ashtu zgjodhi edhe anëtarët e kryesisë së degës dhe dy kuvendarë për kuvendin qendrorë Gazmend Alijin dhe Miat Sadikun.

“Pozicionin tim do ta mbështes në këto shtylla: Konsolidimin e radhëve të partisë duke hapur dyert për anëtarë të rinj, por kuptohet se edhe do bisedojë dhe do t’i ofrojë strukturat e vjetra të partisë që tani më si duket kanë pezulluar aktivitetin. Kuptohet se jashtë agjendës time do jenë vetëm ata individë që kanë dëmtuar këtë parti me veprimet e tyre destruktive. Pikësynim tjetër do kem që t’i bëjë funksionale organet e degëve, sidomos sekretariatet brenda degës do t’i bëjë organizma që do t’i japin frymë dhe gjallëri kësaj strukture politike”, theksoi Veapi, duke shtuar se dega partiake do të jetë kujdestare e zhvillimeve në komunë dhe të pushtetit komunal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *