Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi ambasadorin e OSBE: Qeveria po mashtron qytetarët për evrointegrimet

Thaçi takoi ambasadorin e OSBE: Qeveria po mashtron qytetarët për evrointegrimet

24 qershor-everia i mashtron qytetarët për gjoja zhvillimin e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërsa ky proces një kohë të gjatë është i bllokuar tërësisht dhe kjo është lajm i keq për Maqedoninë”, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Ralf Breth. Në takim është biseduar për çështjet aktuale politike, për zgjedhjet lokale të vitit 2013, zhbllokimin e procesit integrues dhe tema të tjera politike. “Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka përcjellë vërejtjet e PDSH-së lidhur me procesin zgjedhor dhe manipulimet e shumta që karakterizuan zgjedhjet lokale, ndërsa sa i përket çështjes se integrimit të vendit ka shprehur qëndrimin se Qeveria i mashtron qytetarët për gjoja zhvillimin e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërsa ky proces një kohë të gjatë është i bllokuar tërësisht dhe kjo është lajm i keq për Maqedoninë”, thuhet në kumtesën e PDSH-së. Me tej theksohet se ambasadori i OSBE-së Ralf Breth ka vlerësuar lartë politikën parimore të PDSH-së, pjesëmarrjen aktive në institucione dhe qëndrimet konstruktive për zhbllokimin e procesit integrues të vendit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *