Home / Sport / Tiago gjen akordin me Junajtid për 5 milion paund në vit

Tiago gjen akordin me Junajtid për 5 milion paund në vit

Mançester Junajtid është një hap larg firmës me Tiago Alkantara, pasi skuadra angleze ka arritur të gjejë akordin me futbollistin e talentuar spanjoll. Kampionët e Anglisë kanë mundur konkurrencën e “komshinjve” të Mançester Sitit, duke gjetur një marrëveshje prej 5 milion paund në vit për lojtarin që do të nënshkruajë një kontratë 4 ose 5 vjeçare.

Kontrata nuk është finalizuar ende, pasi bisedimet mes klubit dhe futbollistit do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, me zyrtarizmin e mundshëm të transferimit që do të vijë në fillimin e javës së ardhshme dhe prezantimin në korrik.
Futbollisti do të kushtojë vetëm 17 milion paund, aq sa është klauzola e largimit të tij dhe klubi anglez po përfiton nga fakti që është vetë dëshira e mesfushorit të largohet nga Barça. Futbollisti nuk gjen hapësirat e nevojshme te katalanasit dhe mendon se duke luajtur si titullar në një skuadër tjetër, mund të ketë shanse reale të fitojë një vend edhe në mesfushën e kombëtares së Spanjës dhe vitin e ardhshëm të luajë në Botëror.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *