Home / Lajme / Maqedoni / Tingujt e çiftelisë jehuan në Tetovë (VIDEO)

Tingujt e çiftelisë jehuan në Tetovë (VIDEO)

5 këngë dhe një valle instrumentale kanë qenë pjesë e programit të kësaj shoqërie, të interpretuara nga këngëtarët e Sllatinës, të cilët pas shumë kohësh sërish janë në skenë. Madje, organizatori kishte nderuar këtë shoqëri që të hap edicionin e 19 të këtij fetsivali që mbahet në sheshin Iliria në Tetovë.

Pas shumë vitesh, ngjiten në skenë për të sjellur këngët folklorike anëtarët e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Vllazërimi” nga fshati Sllatinë. 5 këngë dhe një valle instrumentale kanë qenë pjesë e programit të kësaj shoqërie, të interpretuara nga këngëtarët e Sllatinës, të cilët pas shumë kohësh sërish janë në skenë. Madje, organizatori kishte nderuar këtë shoqëri që të hap edicionin e 19 të këtij fetsivali që mbahet në sheshin Iliria në Tetovë.

Këtë vit ky eveniment mbahet në kuadër të javës kulturore tetovare që organizohet nga ana e komunës së Tetovës e titulluar 10 net ndryshe. Me këtë rast, fillimin e këtij festivali e ka përshëndetur kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, e cila tha se kultivimi i traditës folkorike është vlerë e cila duhet ruajtur.
Ndërkaq, më pas në skenë janë ngjitur Shoqëria Kulturo-Artistike Vllazërimi nga fshati Sllatinë. Krahas kësaj shoqërie, mbrëmë me këngët e tyre janë prezantuar SH.K.A “Bajram Shabani” nga Kumanova, “Lulet e Malësisë” nga Gostivari dhe Jehona nga Koroshishta. Sonte festivali vazhdon me SH.K.A “Xheladin Zeqiri”, “Anadrini” Zahovec, “Haki Stërmilli” nga Dibra, “Presheva Jehon” nga Presheva.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *