Home / Sport / Titulli për Vardarin, Drita në balotazh (VIDEO)

Titulli për Vardarin, Drita në balotazh (VIDEO)

03 Qershor – Me ndeshjet e xhiros së 33-të ka përfunduar sezoni i 21 në Ligën e Parë të futbollit në vend, me Vardarin që ka arritur të mbrojë titullin e kampionit.

Sezoni i sapo mbyllur ka sjellë emocione të mëdha dhe si kurrë më parë titulli është vendosur në xhiron e fundit, kur Vardari mundi 5:0 Horizont Turnovën në duelin që vendoste direkt se cila prej këta dy skuadra do të dilte e para. Vardari dominoi dhe me golat e Manevskit, Kostovskit, Petrovit dhe dy herë Stojkovit tregoi se me meritë ruan titullin e fituar një vit më parë. Ky ishte titulli i shtatë në hisorinë e Vardarit.

Drita e Bogovinës mundi 3:1 Shkëndijën e Tetovës, por pa mundur të shmangë balotazhin. Shkëndija hyri në lojë me formacion të kombinuar, ndërsa vendasit kishin nevojë për fitore dhe disfatë të Napredokut në Manastir. Ndryshim nuk pati deri në minutën e 17-të kur Murati hedh gjatë një riëvnie anësore, ndërsa Ejupi shënon për epërsi 1:0 të skuadrës mysafire. Drita nuk u pajtua me disavantazhin dhe në minutën e 29-të Nuhiu bukur assiston për Miftarin, i cili arrin të realizojë për barazim 1:1. Në minutën e 34 tjetër gol i vendasve, tani me autor Ardian Nuhiun dhe Drita e sheh veten në epërsi 2:1. Fati i takimit u vendos në minutën e 68-të kur Mustafi nisi kundërsulm dhe pasoi për Nuhiun, i cili kthen assistin para porës, ndërsa Mustafi sjell përfundim efektiv për epërsi 3:1 të Dritës. Vlen të ceket se ish-kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi si dhe Ardian Nuhiu në shenjë rrespekti për ish-ekipin e tyre edhe kësaj rradhe nuk festuan golat e shënuar në portën e tetovarëve. Në fund fitorja me meritë i takoi Dritës, por që nuk përfitoi gjë, duke ditur se Napredoku arriti të mundë 2:1 Pelisterin në Manastir.

Renova ka barazuar 2:2 me Sileksin në Kratovë, me këta të fundit që u përshëndetën nga Liga e Parë.

Humbje në ndeshjen e fundit në elitë ka pësuar edhe Teteksi që u mund 3:1 nga Rabotniçki.

Në ndeshjen e zhvilluar në Shtip, Bregallnica u mund 2:3 nga Metalurgu.

Java e 33-të:
Vardari – Horizonti 5:0
Rabotniçki – Teteksi 3:1
Sileksi – Renova 2:2
Bregallnica – Metalurgu 2:3
Drita – Shkëndija 3:1
Pelisteri – Napredoku 1:2

HIGHLIGHTS DRITA – SHKËNDIA 3 : 1

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *