Home / Lajme / Rajon / Topalli: Nuk kandidoj për kryetare të PD-së

Topalli: Nuk kandidoj për kryetare të PD-së

28 qershor-“S’do të kandidoj për kryetare të PD, nuk ka qenë ambicja ime. Jam krenare që kam punuar me Sali Berishën. Berisha, arkitekt i Shqipërisë moderne”, u shpreh Topalli pas mbledhjes së kryesisë së PD-së ku u diskutua çështja e kryetarit të ri.

Jozefina Topalli, nuk do të kandidojë për kryetare të PD-së. Lajmi konfirmohet nga vetë nënkryetarja e PD-së njëherësh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

“S’do të kandidoj për kryetare të PD, nuk ka qenë ambicja ime. Jam krenare që kam punuar me Sali Berishën. Berisha, arkitekt i Shqipërisë moderne”, u shpreh Topalli pas mbledhjes së kryesisë së PD-së ku u diskutua çështja e kryetarit të ri.

Me ketë deklaratë qartësohet një opsion i lakuar ditët e fundit në media, dhe shtohen mundësitë për figurat e tjera në radhët e PD-së për të marrë drejtimin e partisë.

Me dorëheqjen e kryeministrit Berisha nga të gjitha funksionet e PD-së, tri ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe pranimit të verdiktit që shpalli fitues koaliconin e majtë, hapet gara për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së

Pas vendimit për tu dorëhequr nga të gjitha funksionet e tij në PD, kryeministri në largim Berisha thirri sot Kryesinë e Partisë, për t’i hapur rrugë garës për zgjedhjen e lidershipit të ri të demokratëve.

Ndërsa theksoi se humbja e zgjedhjeve të 23 qershorit kërkon një fillim të ri e të fuqishëm për PD-në, Berisha tha se mënyra më e mirë për zgjedhjen e lidershipit të ri është parimi një anëtar një votë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *