Home / Sport / Trajneri i Tahitit ëndërron një gol ndaj Spanjës

Trajneri i Tahitit ëndërron një gol ndaj Spanjës

Trajneri i Tahitit, Edi Etaeta, ka deklaruar se është e pamundur për skuadrën e tij të mundë Spanjën, por ai do të ishte i lumtur edhe nëse spanjollët i shënon 20 gola skuadrës së tij, për sa kohë që debutuesit e Kupës së Konfederatave shënonin një gol.

“Duhet të jemi realistë dhe e dimë që është e pamundur për ne të mendojmë të mundim Spanjën. Ata janë Kampione Evrope dhe Bote, favoritë për të fituar këtë turne të Kupës së Konfederatave. Por edhe nëse ata na shënojnë 15 apo 20 gola, unë do të isha i lumtur nëse ne shënojmë një të tillë”.
Ndeshja, që do të luhet në stadiumin e famshëm “Marakana”, vë përballë vendin e parë në botë dhe vendin e 138-të, me skuadrën e vendit të vogël në ishujt polinezian që do të shkaktonte surprizën më të madhe të historisë së futbollit botëror nëse do të merrte rezultat ndaj iberikëve.
“Spanja ka fituar tituj botëror dhe në stol janë të gjithë yje. Uruguai ndaj tyre arriti të mbante vetëm 28% topin. Unë do të isha shumë i lumtur po të arrinim ta bënim një gjë të njëjtë. Por çfarëdo që të ndodhë, nuk dua që të luajmë në mbrojtje duke pritur në gjysmëfushën tonë. Kur të kemi topin, kërkoj që të ecim para dhe të kërkojmë të shënojmë një gol”, tha trajneri që tregoi se do të ndryshonte shumë lojtarë në skuadër, në mënyrë që pas ndeshjes së tretë me Uruguain, të gjithë futbollistët amatorë të ekipit të tij, të kishin mundësinë të zbrisnin për pak minuta në fushën e lojës.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *