Home / Sport / UEFA akuzon Fenerbahçe e Beshiktash për shitje ndeshjesh

UEFA akuzon Fenerbahçe e Beshiktash për shitje ndeshjesh

Fenerbahçe mund të përballet për herë të dytë me një pezullim në arenën ndërkombëtare pasi UEFA ka akuzuar këtë klub dhe 5 gjyqtarë për manipulimin e rezultateve të ndeshjeve.

Klubi në fjalë u përjashtua nga Liga e Kampioneve në sezonin 2011-2012 pasi presidenti i skuadrës turke, Aziz Jildirim, u shpall fajtor për manipulimin e ndeshjeve dhe u burgos në Turqi me një dënim 6 vjeçar. Fenerbahçe e mbylli këtë sezon në vendin e dytë në kampionat pas Gallatasarajit, por nëse UEFA i shpall fajtorë, vendi në Ligën e Kampioneve i shkon një klubi tjetër.
Por këtë radhë, edhe klubi i vendit të tretë, Beshiktash, është përfshirë në çështjen e manipulimit të ndeshjeve dhe rrezikon gjithashtu të mbetet jashtë Evropës.
Sipas vetë deklaratës së UEFA-s, dy klubet në fjalë kanë manipuluar rezultatin e finales së Kupës së Turqisë në vitin 2011, e ndonëse me dy vite distancë, më në fund është bërë raporti i plotë i asaj ndeshje.
Gjithashtu, një hetim i mirëfilltë është hapur për klubin e Steaua Bukuresht, pasi presidenti i ekipit rumun, Xhixhi Bekali, u arrestua dhe u dënua me 3 vite burg, pasi i kishte ofruar ryshfet një futbollisti kundërshtar për të manipuluar rezultatin e ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *