Home / Lajme / Maqedoni / UEJL dhe OEMVP me plan studimor për biznes të suksesshëm (VIDEO)

UEJL dhe OEMVP me plan studimor për biznes të suksesshëm (VIDEO)

Tetovë, 5 Qershor – Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore dhe kompani nga vendi dhe rajoni për formimin e një plani studimor.

Ky plan do të finacohet nëpërmjet bursve nga kompanitë e ndryshme dhe do të implementohet nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë. Me këtë rast studentët që do të ndjekin këtë program stuimdor, gjatë shkollimit 50 përqind do të kenë mësim praktik në këto kompani, 50 përqind mësim teorik në Universitet ndërsa pas mbarimit të studimeve do të jenë të angazhuar në kompanitë që kanë financuar këtë projekt. Sipas rektorit të UEJL-së Zamir Dika kjo marrëveshje do t`iu shërbejë kompanive dhe do të sigurojë kuadro të mirëfilltë për kompanit.”Me këtë marrëveshje, hapet një perspektivë si për vet studentët që mbarojnë studimet në universitetin tonë, sepse do të kenë vendin e puns të siguruar. poashtu edhe për vet kompanitë sepse ata në të ardhmen do të kenë kuadër adekuat për atë biznes që e zhvillon ajo kompani”, tha rektori Dika. Ndërsa Menderes Kuçi kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore u shpreh se “deri më tash mekanizmat shtetërore kanë qenë të politizuara dhe ne nuk kemi pasur mundësi të veprojmë kurse tash përmes këtij programi do të ndihmjmë kompanitë por edhe studentët që në të ardhmen të kenë kuadër cilësor për një zhvillim më të mirë ekonomik”, tha Kuçi.Ky program studimor do të fillojë të implementohet me 15 shtator ndërsa regjistrimi i studentëve ka filluar kurse ky program studimor është përvojë e universitetve të Gjermanisë dhe është mbështetur nga ambasada gjermane në Maqedoni.Kompani partnere e këtij plan programi janë kompanitë, Dauti Komerc, Alma-M, ND Ballkan, Western Union dhe Vezë Sharri.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *