Home / Lajme / Maqedoni / Ulet çmimi i energjisë elektrike – Reagon EVN (VIDEO)

Ulet çmimi i energjisë elektrike – Reagon EVN (VIDEO)

29 Qershor-Nga EVN paralajmërojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat juridike, kurse kjo së pari nënkupton ankimim të vendimit të rregullatorëve para Komisionit të shkallës së dytë nga vendimi i të cilit do të varen hapat e mëtutjeshëm të kompanisë.

EVN përmes një komunikate ka theksuar se kjo ulje është goditje për likuiditetin e kompanisë dhe stabilitetin e sistemit energjetik. Tani, EVN do iu paguajë më shtrenjtë kompanive shtetërore ELEM dhe MEPSO, për furnizim të rrymës që shkon nëpërmjet tyre kurse nga ana tjetër, megjithë rritjen e këtyre shpenzimeve, EVN do t’i furnizojë qytetarëve me rrymë më të lirë. Pikërisht për shkak të kësaj, nga EVN theksojnë se, u vendosen në pikëpyetje edhe investimet e paralajmëruara që duhet të jenë garant për stabilitetin e sistemit energjetik.

Nga EVN paralajmërojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat juridike, kurse kjo së pari nënkupton ankimim të vendimit të rregullatorëve para Komisionit të shkallës së dytë nga vendimi i të cilit do të varen hapat e mëtutjeshëm të kompanisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *