Home / Lajme / Maqedoni / USHT-ja pranon 5630 studentë (VIDEO)

USHT-ja pranon 5630 studentë (VIDEO)

Tetovë, 22 Qershor-Afati i parë i aplikimit për regjistrim është prej 19 deri 23 gusht, ndërsa afati i dytë prej 3 deri më 6 shtator, për afat të tretë plotësues do të vendoset varësisht prej vendeve të lira që do të mbeten

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në vitin akademik 2013/2014 do të pranohen gjithsej 5630 studentë.Ky është numri i vendeve të lira për vitin e ri akademik i paraparë në Konkursin që e ka shpallur Ministria për arsim dhe shkencë.Ky është numri i vendeve të lira për vitin e ri akademik i paraparë në Konkursin që e ka shpallur Ministria për arsim dhe shkencë.-Në USHT, në vitin e ardhshëm akademik pranohen 3260 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 1920 studentë të rregullt me vetëfinancim dhe 450 me korrespodencë, kumtojnë nga USHT-ja.Të drejtë regjistrimi për studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që kanë dhënë maturën shtetërore ose maturë ndërkombëtare, me shkollë të mesme katërvjeçare në shkollat e mesme të verifikuara me akt të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjithashtu të drejtë regjistrimi në cikin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar të cilët nuk kanë dhënë maturë shtetërore, respektivisht kanë përfunduar para vitit akademik 2007/08.Afati i parë i aplikimit për regjistrim është prej 19 deri 23 gusht, ndërsa afati i dytë prej 3 deri më 6 shtator, për afat të tretë plotësues do të vendoset varësisht prej vendeve të lira që do të mbeten.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *