Home / Lajme / Maqedoni / Vahlund: Anëtarësimi në BE nuk është vetëm vendim politik (VIDEO)

Vahlund: Anëtarësimi në BE nuk është vetëm vendim politik (VIDEO)

10 Qershor – Radioja suedeze publikoi reportazh më të gjatë përkushtuar situatës aktuale shoqërore dhe politike në Maqedoni, duke përfshirë edhe projektin “Shkupi 2014”.

Në reportazhin, i cili është përgatitur në suaza të serisë në Radion suedeze me titull të përbashkët “Konflikt” është publikuar edhe intervistë me ambasadorin suedez në Maqedoni, Lars Vahlund.Intervista, ashtu siç potencohet në ueb faqen e Radios suedeze, është bërë në kontekst të ngjarjeve të dhjetorit në Kuvendin e Maqedonisë dhe ashpërsimin e tensioneve mes Qeverisë dhe opozitës.Ngjarjet e dhjetorit në Parlament, ashtu siç theksohet, morën publicitet të madh, me ç’rast përfaqësuesit e më shumë vendeve anëtare të BE-së filluan ta kundërshtojnë pjekurinë e vendit për fillimin e negociatave inkuadruese rreth anëtarësimit në BE.”Maqedonia tani është përballur me sfida të mëdha dhe të rënda. Ajo që ndodhi në Parlament krijoi probleme të brendshme dhe e përforcoi kritikën kundër vendit, me ç’rast nga më shumë vende i apelohet Maqedonisë t’i zgjedh këto probleme. Mbetet të shihet nëse vendi është i aftë të shkojë më tutje dhe ndoshta të afrohet deri te hapja e negociatave për anëtarësim në qershor”, thotë ambasadori suedez Lars Vahlund.Sipas mendimit të tij, kritika nuk vjen më së shumti nga ana e anëtarëve më të fuqishëm të BE-së si Gjermania, e cila i ndal pas mendimit të Komisionit të BE-së lidhur me Maqedoninë.Ambasadori suedez potencon se vendi i tij dhe BE-ja në përgjithësi përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në Maqedoni ashtu që do ta ngritin procesin, i cili do të thotë fillim të negociatave, e që nuk është punë e njejtë kur bëhet fjalë të jesh anëtar i BE-së.”Merreni shembullin e Kroacisë, cilës i nevojiteshin tetë, ndoshta edhe 12 vite që t’i mbarojë negociatat për anëtarësim në BE. Por më së miri është të fillohet proces i negociatave dhe të bëhet përpjekje që të reformohet vendi. Ajo është më së miri për vetë vendin, ajo është mirë për BE-në”, potencon Lars Vahlund.Shumica në Maqedoni dhe më gjërë në rajon, thotë ambasadori Vahlun, nuk besojnë në një proces të gjatë të tillë i cili nënkupton zbatimin e reformave themelore, dhe konsiderojnë se pranimi në anëtarësimin e BE-së është e mundshme përmes ndonjë lloji të marrëveshjes politike, me vendim politik përmes natës, por realiteti në kushtet e sotme është krejtësisht ndryshe.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *