Home / Lajme / Maqedoni / Varroset në Zhelinë Aburahman Aliti (VIDEO)

Varroset në Zhelinë Aburahman Aliti (VIDEO)

Në mesin e atyre që morrën pjesë ka qenë edhe ish funskionarë të lartë të PPD-së, bashkëpuntorë, miq dhe të afërm të ish liderit të ndjerë të PPD-së. Para të pranishmëve, foli Bejtallah Ademi, bashkëpuntorë i Alitit.

Qindra qytetarë të Zhelinës, Tetovës dhe më gjërë, në mesin e tyre edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryetari i kuvendit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Shqiptare Iljaz Halimi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish kryetari të Partisë për Prosperitet Demokratik Abdurahman Aliti, të enjten pas dite në Tetovë. Në mesin e atyre që morrën pjesë ka qenë edhe ish funskionarë të lartë të PPD-së, bashkëpuntorë, miq dhe të afërm të ish liderit të ndjerë të PPD-së. Para të pranishmëve, foli Bejtallah Ademi, bashkëpuntorë i Alitit. “Tashmë të gjithë e dinë dhe e pranojnë se në kohën e përpjekjeve të pandërprera të shtetit për të shkaktuar përçarje midis nesh dhe obstruksioneve të vazhdueshme që vinin nga ana e qarqeve antishqiptare për të penguar dhe vështirësuar angazhimin tënd në udhëheqjen e subjektit më të madh përfaqësues shqiptar të asaj kohe, ti me mençurinë që karakterizonte personalitetin tënd, me pjekurinë, përgjegjësinë dhe vizionin tënd, dite dhe arrite t’u bësh ballë këtyre sfidave dhe me sukses të mbrosh interesat e shqiptarëve këtu”, tha Bejtullah Ademi. Ndryshe në varrimin e Alitit nuk janë parë përfaqësues të partive politike maqedonase, ndërsa i pranishëm ka qenë Lubomir Fërçkovski, ish ministër i punëve të brendëshme të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *