Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon procesi i ndarjes së set top box receiver digjital për familjet sociale (VIDEO)

Vazhdon procesi i ndarjes së set top box receiver digjital për familjet sociale (VIDEO)

Tetovë, 06 Qershor – Qenda për punë dhe politikë sociale në Tetovë, tashmë ka ndarë më shumë se 50 përqind të resiverave digjital për shfrytëzuesit e ndihmës sociale.

Iljaz Aliu udhëheqësi i sektorit për ndihmë sociale thotë se qendra për punë dhe politik sociale ka në dispozicion resivera për të gjithë ata që marrin ndihmë sociale, por ka siguruar resivera edhe për ata persona që në të ardhen do të jenë shfrytëzues të ndihmës sociale.

Me digjitalizimin e televizioneve në Maqedoni Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, filloi me shpërndarjen e resiverave për familjet që marrin ndihmë sociale. Ndërsa Qeveria e republikës së Maqedonisë në nivel Republikan ka siguruar 40 mijë resivera për familjet sociale.

Televizioni Koha, është i vetmi Televizion në Gjuhën Shqipe në rajonin e Pollogut dhe më gjërë që ka kaluar në digjitalizim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *