Home / Lajme / Maqedoni / Vera na solli më shumë lypsarë (VIDEO)

Vera na solli më shumë lypsarë (VIDEO)

Tetovë, 22 Qershor – Ajo që është kontestuese në këtë rast, është fakti se këta lyps nuk janë vendas por vijnë nga qytete të tjera të maqedonisë lindore të cilët vetëm gjatë kësaj periudhe prishin imazhin e qytetit tonë, transmeton Tv Koha.

Ardhja e verës në Tetovë ka bërë që rrugët e këtij qyteti të stërmbushen me lypsarë të ndryshëm. Ato tashmë i gjen në rrugët kryesore apo në çdo skaj të Tetovës , transmeton Tv Koha.
Si zakonisht ata kanë zaptuar vendet e tyre strategjike për të qenë sa më afër qytetarëve për të lypur ndonjë denarë. Shtimi i radhëve të këtyre lypsave në rrugët tona poashtu ndërlidhet edhe me ardhjen e mërgimtarëve dhe muajin e shenjtë të ramazanit, kur edhe qytetarët janë më humanitarë dhe shtrijnë dirën e lëmoshës.
Ajo që është kontestuese në këtë rast, është fakti se këta lyps nuk janë vendas por vijnë nga qytete të tjera të maqedonisë lindore të cilët vetëm gjatë kësaj periudhe prishin imazhin e qytetit tonë, transmeton Tv Koha.
Për dallim nga vitete paraprake, këtë vit lypsit do i shohin nëpër trotuare por jo edhe në semforët ngase një pejsë e tyre janë larguar.
Shpesh herë janë ndërmarrë aksione nga ana e Policisë dhe qendrës për punë sociale për të larguar ata nga rrugët, por sa më shumë që i largon si duket numri i tyre aq më shumë shtohet. Dukuria e këtillë sipas ligjeve në fuqi paraqet vepër penale, por megjithatë në këtë kohë krize secili lufton për mbijetesë, për një kafshatë në gojë, transmeton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *