Home / Lajme / Maqedoni / Vetëm 21 veta kërkuan azil në Zvicër

Vetëm 21 veta kërkuan azil në Zvicër

11 qershor-Sipas të dhënave nga FRONTEX ( Agjencia evropiane për bashkëpunim operativ të kufijve në BE), në tremujorshin e parë ka pasur vetëm 21 kërkesa për azil nga shtetas të Maqedonisë, që do të thotë 92 për qind më pak se tremujorshi i vitit 2012.

Në Zvicër po zvogëlohet numri i shtetasve të Maqedonisë që kërkojnë të drejtën e azilit. Sipas Ministrisë së Jashtme në Shkup, gjatë tremujorshit të parë të këtij viti është zvogëluar dukshëm numri i shtetasve që kanë kërkuar të drejtën e azilit në Zvicër.

Sipas të dhënave nga FRONTEX ( Agjencia evropiane për bashkëpunim operativ të kufijve në BE), në tremujorshin e parë ka pasur vetëm 21 kërkesa për azil nga shtetas të Maqedonisë, që do të thotë 92 për qind më pak se tremujorshi i vitit 2012.

Në Zvicër edhe këtë vit është rritur ndjeshëm numri i azilkërkuesve. Aktualisht janë 48 mijë veta që kanë aplikuar për azil në këtë vend. Kjo shifër është vlerësuar si më e lartë pas luftës së Kosovës dhe në ish-Jugosllavi. Kjo situatë ka çuar në mbajtjen e një referendumi ku 79 përqind e zviceranëve kërkuan forcimin e masave për azilin. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *