Home / Lajme / Maqedoni / Veteranët maqedonas të luftës së 2001 pajisen me pasaporta bullgare

Veteranët maqedonas të luftës së 2001 pajisen me pasaporta bullgare

26 Qershor – Veteranët e luftës dhe ish-pjesëtarë të forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrës në konfliktin e vitit të 2001 po pajisen me pasaporta bullgare. Zoran Angelovski, është njëri nga ta, i cili u largua nga Armata e Maqedonisë nga radhët e ushtarëve profesionistë dhe se ai rrëfen se ishte detyruar që të pajiset me pasaportën bullgare.

“Pasi që më larguan nga puna, për tre vite mbeta i vetmuar dhe i lënë në rrugë. Na premtuan për punësime në institucione tjera, por asgjë. Andaj nga halli që kisha u detyrova që të marrë pasaportën bullgare, përmes së cilës gjeta një punë si shofer kamioni në vendet e Bashkimit Evropian. U detyrova ta bëjë këtë, duke qenë larg familjes dhe duke bërë një jetë në kamion, që u shëndërrua si shtëpia e dytë”, theksoi Angelov.

Ai në një reportazh për portalin maqedonas MKD thekson se ka marrë këtë shtetësi bullgari nga halli, dhe jo nga qejfi. Sipas tij, ka shumë veteranë maqedonas që janë pajisur me të njejtën pasaportë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *