Home / Lajme / Maqedoni / Vigenin me tone pozitive për Maqedoninë, Fyle kërkon që të mos harrohet vendi (VIDEO)

Vigenin me tone pozitive për Maqedoninë, Fyle kërkon që të mos harrohet vendi (VIDEO)

25 Qershor – “Paradokohe u bëra ministër dhe mund të them se vizita ime e parë ishte në Maqedoni. Atje hasa atmosferë pozitive lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe në realizimin e reformave për anëtarësim në BE. Mendoj se po ngrohen marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe pres që kjo të sjellë gjëra pozitive në të ardhmen, madje nuk duhet ta harrojmë këtë vend në të ardhmen”, ka porositur ministri bullgar Vigenin.

Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian Shtefan Fyle ka kërkuar nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare që të mos e harrojnë Maqedoninë, edhe krahas asaj që sot nuk është temë e bisedës së takimit të Këshillit për punë rë përgjithshme (GAK) dhe për të nuk do të ketë as konkluzion, as datë në Samitin vijues të Këshillit të Evropës.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Luksemburgu, Fyle në elaborimin e tij në tryezën e rrumbullakët para shefave të diplomacive për procesin e zgjerimit, ka bërë me dije se edhe krahas asaj që është temë e dhënies së datës për negociata për Serbinë, në të ardhmen nuk duhet të harrohet edhe Maqedonia.

Sipas informatave nga diskutimi fillestar për çështjen e zgjerimit të BE-së, pika e vetme është Serbia, por përveç Fyles, në raundin e parë të bisedimeve, Maqedoninë, edhe atë në kontekst pozitiv e ka përmendur edhe ministri i ri i Punëve të Jashtme u Bullgarisë, Kristian Vigenin.

“Paradokohe u bëra ministër dhe mund të them se vizita ime e parë ishte në Maqedoni. Atje hasa atmosferë pozitive lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe në realizimin e reformave për anëtarësim në BE. Mendoj se po ngrohen marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe pres që kjo të sjellë gjëra pozitive në të ardhmen, madje nuk duhet ta harrojmë këtë vend në të ardhmen”, ka porositur ministri bullgar Vigenin.

Sipas informatave nga bisedimet e ministrave, Fyle dhe Vigenin të vetmit e kanë përmendur Maqedoninë, ndërsa të gjithë të tjerët kanë folur për Serbinë dhe mundësinë që të jepet datë për negociata. Në këtë moment, veçmë dihet se Komisioni Evropian dhe komisari Fyle do të duhet menjëherë të përgatisin kornizë negociuese për Serbinë dhe të fillojnë me skrining-procesin, ndërsa pritet që në konkluzionet deri në fund të ditës të hyjë edhe muaji dhjetor i këtij viti si momenti i fundit kur do të fillonin negociatat speciale që do ta aprovonte Këshilli i ministrave ose Këshilli i Evropës (që është kërkesë e Gjermanisë, që do të ishte përjashtim nga rregullat dhe procedurat e deritanishme të Unionit).

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *