Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhjet fenonem shqetësues për qytetarët (VIDEO)

Vjedhjet fenonem shqetësues për qytetarët (VIDEO)

08 Qershor – Fenomeni i plaçkitjeve dhe i grabitjeve, qofshin të lehta apo të rënda, është sfida më e re me të cilën po përballen në vazhdimësi vitet e fundit autoritetet dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Rastet e plaçkitjeve dhe të grabitjeve me forcë, janë në rritje shqetësuese, gjë që ka alarmuar institucionet kompetente të cilat nuk ia dalin gjithaq, megjithatë, të reduktojnë numrin e këtyre veprave. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm në vitin 2012 janë regjistruar 3272 vepra penale të plaçkitjeve të rënda nëpër shtëpi dhe dyqane, që është, si një fakt për “ngushëllim”, për 300 raste më pak se në vitin 2011. Edhe numri i grabitjeve (me forcë), nuk është i pakët, kur dihet natyra e kësaj vepre. Vitin e kaluar janë regjistruar 469 grabitje, që gjithashtu është për rreth 100 vepra më pak se në vitin 2011.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, thekson se kryerësit më të shpeshtë të veprave penale të grabitjes dhe plaçkitjes, janë recidivistët që dëshirojnë të pasurohen “ad hoc” në mënyrë ilegale. Kotevski thotë se rastet e grabitjes janë më të lehta se ato të plaçkitjes, për t’u ndriçuar. “Sipas të gjithave procesverbaleve dhe të dhënave që disponojmë është evidente që është rritur efikasiteti i policisë gjatë dokumentimit dhe ndriçimit të këtyre veprave penale. Gjatë marrjes në pyetje të plaçkitësve dhe grabitësve, arsyet e kryerjes së këtyre veprave penale janë individuale dhe nga më të ndryshmet”, shprehet Kotevski.

Rikujtojmë se gjatë vitit të kaluar në Tetovë kishte 960 vjedhje, që I vjen nga tre vjedhje në ditë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *